Zhurmë për të mbrojtur të pavërtetat

Shaban Peraj

Zhurmojnë ekranet televizive të Kosovës nga individë të papërgjegjshëm (përjashto disa nga ata) që me britma e piskamë dëshmojnë kulturën, dinjitetin dhe mosdijen për të trajtuar temat për të cilat flitet.

Të njëjtit, në vend që të ruhen nga fjalët e papëlqyeshme dhe të shëmtuara, nga fjalët dhe shprehjet vullgare, nga llomotitjet e marrja nëpër gojë të atyre që nuk janë të pranishëm, dëshmojnë se këto fjalë mund të kthehen në të ndaluar, të urryer dhe për këtë do të paguajnë haraçin.

Kush flet shumë do të gabojë shumë, kush gabon shumë do ti shtohen gjynahet. Mos e thënt Zoti që kjo t’i ndodhë Driton Selmanajt, e ustallarëve të tjerë. Të njëjtit si ky nuk e kanë hallin te biseda, por mundohen të thonë diçka sa për të thënë, ndryshe edhe pse kohë krize në takimin që pritet të organizohet nga Presidenti do të hanë ëmbëlsirën e fituar për shkarkimin e qeverisë; sepse e hoqën pengesën nga rruga.  E larguan “mëkatarin” dhe nuk ka kush i pengon për të realizuar mëkatet e tyre.

Lexo po ashtu:  Të dashur gazetarë... kujdes!

Presidenti premtoi se do ti thërrasë kryetarët e partive politike për formimin e qeverisë teknike, të besimit, quani si të doni, por ai do të përcjellë thirrjen nga i “memçuri” tek ahmakët.

Për këtë janë mesazhet e ardhur nga miqt tanë të cilët nxisin për urtësi e vetpërmbajtje. Këta do ta bëjnë martesën edhe njëherë, po çka se do t’u jetë e fundit, por kjo martesë do t’i çojë në rezultate shkatërruese dhe paralajmërim për një të keqe pesimiste për të gjithë shoqërinë në Kosovë.

Këtu do të dalin provokimet pera zemrave si rrogozat me thupra të kryqzuara. Ajo zemër që ngopet me të bëmat e tyre , gërvishet në te një pikë e zezë, kurse ajo zemër që i urren ato gërvishet në një pikë të bardhë, deri sa të bëhet si një nga zemrat mbi të bardhën që është e pastër, kurse tjetra skëterrë e zezë që nuk njeh asnjë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *