Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë arritur shtatë mijë teste që do të shërbejnë për të dedektuar virusin Covid-19.

Vitia, këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook. Ai ka shkruajtur se në ditët në vijim do të mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë.

Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna.

Statusi i plotë:

Shtatë mijë teste mbërritën sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik për RT-PCR. Ato do të shërbejnë për të detektuar sëmundjen COVID-19. Ndërkohë, u iniciua kërkesa për furnizmin edhe me dhjetë mijë teste të tjera.

Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbërriti një pjesë e donacionit me material mjekësor mbrojtës kundër COVID-19.
Në ditët në vijim mbërrin edhe donacioni nga UNICEF me materiale shtesë.

Përmes Bankës Botërore kanë përfunduar proceduarat e aktivitetit të prokurimit për material mjekësor mbrojtës.
Ndërsa në Ministrinë e Shëndetësisë, është në fazën finale prokurimi për materiale mbrojtëse, pajisje dhe barna.

Lexo po ashtu:  Mishi i pulës/ Ja pse duhet konsumuar me kujdes

Krahas veprimeve institucionale, individë dhe biznese brenda dhe jashtë vendit po vazhdojnë të solidarizohen me donacione të shumta si kontribut për të administruar situatën me COVID-19.
Rreth 300 vullnetarë janë regjistruar dhe aktualisht janë në krye të detyrës duke i dalë në ndihmë qytetarëve dhe personelit shëndetësor.

Të dashur qytetarë,
Kjo kohë krize edhe një herë e vuri në pah solidaritetin, gatishmërinë, vetëdijen dhe kulturën e lartë qytetare.
E gjithë kjo është një falenderim, mirënjohje dhe ndihmë e madhe për personelin shëndetësor??

Qëndroni në shtëpi.
Ndiqni rekomandimet e MSh-së dhe IKShP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *