Limoni është i mirë në rastet kur jemi ftohur apo na ka zënë gripi, kur kemi zhurmë në vesh apo edhe gurë në veshka. Gjithashtu përdoret për të ndihmuar tretjen, për të ulur dhimbjet dhe enjtjet, për të përmirësuar funksionimin e qelizave të gjakut, për të shtuar urinimin. Në ushqime limoni përdoret dhe si aromatik.

Limoni përmban antioksidantë të quajtur bioflavonoide. Kërkuesit mendojnë se ato janë përgjegjëse për të mirat shëndetësore të limonit.

Zbeh shenjat e plakjes

Shumë këshilla sugjerojnë përdorimin e lëkurave të limonit për të zbehur shenjat e plakjes. Ju duhet të aplikoni copa të vogla në zonat e dëmtuara dhe ta lini për rreth një orë.

Zbut bërrylat e thatë

Vini gjysmë limoni të spërkatur me pluhur pjekës në bërryla dhe fërkojeni bërrylin sikur po e shtrydhni limonin për rreth 10 minuta. Më pas shpëlajeni dhe fshijeni.

Përdorimi në fytyrë

Lëkurat e limonit mund të përdoren duke fërkuar lehtë fytyrën për një lëkurë të këndshme të tonifikuar. Më pas shpëlajeni. Kini kujdes pjesën rrotull syve

Lexo po ashtu:  Koha e tepërt para ekranit tek fëmijët/ Çfarë duhet bërë?

Bëni një skrab sheqeri

Përzieni gjysmë filxhani shqer me copa lëkure limoni dhe vaj ulliri si për të krijuar një masë të plotë si pastë. Lageni trupin në dush, mbyllni ujin dhe masazhoni sheqerin në gjithë lëkurën tuaj. Shpëlani lëkurën, por tregohuni të butë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *