Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Formimi i Qeverisë të re dhe heqja e taksës 100%, janë dy proceset të cilat gazetari i pushteteve, Baton Haxhiu thotë se Albin Kurti do t’i shikoje nga pozita e opozitarit teksa realizohen.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Haxhiu e ka cilësuar kryeministrin në largim si njeri arrogant e me krenari të tepruar.

Këto komente ai bëri teksa u pyet për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ku theksoi se pati paralajmëruar se jeta e kësaj qeverie do të jetëshkurtër, pikërisht për shkak sjelljeve të kryeministrit.

“Unë besoj që Albin Kurti do të jetë në opozitë dhe do t’i shikoj dy procese që do të ndodhin, formimin e një qeverie të re dhe dy, heqjen e taksës 100, të dy këto gjëra me lehtësi dhe arrogancë dhe me ndërgjegje të munguar të një lideri dhe një me krenari të panevojshme të një njeriu që udhëheq një shteti të periferisë të botës me 2 milionë banorë që t’i kundërvihet panatyrshme një gjëje e cila është e vogël me marrëdhënie politike”, tha Haxhiu në Zone e Debatit.

Lexo po ashtu:  Konjufca: Asnjë fuqi s’mund të ndryshojë pro-amerikanizmin e rrënjosur në vlerat e shqiptarëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *