Studimet e fundit tregojnë se nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët. 

Në bazë të kësaj ideje janë ato që quhen “gjenet e kushtëzuara”, që sillen ndryshe në varësi të origjinës së tyre. Në thelb, këto gjene kanë një lloj lidhjeje biokimike, e cila i lejon të gjejnë origjinën dhe zbulon edhe nëse ata janë aktivë ose jo brenda qelizave pasardhëse. Çuditërisht, disa nga këto gjene të prekura funksionojnë vetëm nëse ato vijnë nga nëna. Nëse i njëjti gjen është trashëguar nga babai, çaktivizohet. Ndërkohë, gjenet e tjera funksionojnë në të kundërtën; aktivizohen vetëm nëse vijnë nga babai.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se fëmijët kanë më shumë gjasa ta trashëgojnë inteligjencën nga nëna, sepse gjenet e inteligjencës janë të lokalizuara në kromozomin X.

Një nga studimet e para në këtë fushë është realizuar në vitin 1984, në Universitetin e Kembrixhit, dhe është ndjekur nga shumë të tjerë gjatë viteve. Në këto studime është analizuar bashkë-evolucioni i trurit dhe kushtëzimi i gjenomit, duke konkluduar se gjenet e nënës kontribuojnë më shumë për zhvillimin e qendrave të mendimit në tru.

Lexo po ashtu:  “Të rinj që nuk shkruajnë dot 10 rreshta pa bërë 20 gabime drejtshkrimore”. Një histori plot kuptim

Gjatë eksperimentit të parë shkencëtarët krijuan embrionet e minjve që kishte vetëm gjenet e nënës ose të babait. Por, kur erdhi koha për t’i transferuar ata në mitrën e një miu të rritur, embrionet vdiqën. Kështu u zbulua se ka gjene të kushtëzuara, që aktivizohen vetëm kur trashëgohen nga nëna dhe se janë jetike për zhvillimin e duhur të embrionit. Nga ana tjetër, trashëgimia gjenetike e babait është thelbësore për rritjen e indeve që do të formojnë placentën.

Në atë kohë, studiuesit hipotetizuan se në qoftë se këto gjene ishin të rëndësishme për zhvillimin e embrionit, ato mund të luajnë një rol të madh në jetën e kafshëve dhe të njerëzve, ndoshta mund të rezultojnë jetike edhe në disa funksione të trurit. Problemi ishte se si ta provonin këtë ide, sepse embrionet me gjene nga vetëm një prind vdiqën shpejt.

Shkencëtarët zbuluan se embrionet mund të mbijetojnë në qoftë se qelizat normale embrionale mbahen dhe pjesa tjetër manipulohen. Në këtë mënyrë, ata krijuan disa minj tëmodifikuar gjenetikisht në laborator që, çuditërisht, nuk u zhvilluan në tënjëjtën mënyrë.

Lexo po ashtu:  Fëmijët që fitojnë miliona dollarë nga YouTube – Kthimi në biznes familjar

Ata me një dozë shtesë të gjeneve të nënës zhvilluan një kokë dhe tru më të madh, por kishin trupa të vegjël. Në anën tjetër, ata që patën një dozë shtesë të gjeneve të babait e kishin trurin më të vogël dhe trupin më të madh.

Duke i analizuar me kujdes këto dallime studiuesit identifikuan qeliza që përmbanin vetëm gjenet e nënës apo të babait në gjashtë pjesë të ndryshme të trurit që kontrollojnë funksione të ndryshme njohëse, nga zakonet e të ngrënit deri te kujtesa.

Në praktikë, gjatë ditëve të para të zhvillimit të embrionit, çdo qelizë mund të shfaqet kudo në tru, por në momentin që embrionet piqet dhe rritet, qelizat që kishin gjenet e babait grumbullohen në disa zona të trurit emocional: hipotalamus, amygdala, zona preoptike dhe septum. Këto fusha janë pjesë esistemit limbik, i cili është përgjegjës për të siguruar mbijetesën tonë dhe është i përfshirë në funksione të tilla si: seksi, ushqimi dhe agresioni. Megjithatë, studiuesit nuk kanë gjetur ndonjë qelizë atërore në korteksin etrurit, i cili është vendi ku zhvillohen funksionet më të avancuara njohëse, të tilla si: inteligjenca, mendimi, gjuha dhe planifikimi.

Lexo po ashtu:  Rëndësia e familjes, ja disa këshilla të mira pse duhet kaluar sa më shumë kohë pranë saj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *