Sa të lumtur ishin prindërit që morën 10 për ushtrimet e klasës së pestë! Ndërsa burri im ankohej se kisha “luajtur” mjaft gjithë ditën me celular pasi më ishin skuqur sytë duke korrigjuar testet dhe kontaktuar nxënësit e mësuesit e fëmijëve gjithë ditën!

Dita e 18-të e karantinimit.

Pasi pashë ditë me diell e me borë gjatë kësaj periudhe, pasi fola me qenin, macen e lulet, mendova se ishte koha të flisja edhe me ty!

Jemi në mbylljen e tremujorit të dytë dhe na kërkohet të testojmë dijet e nxënësve tanë.

Thashë të jem mësuese e devotshme dhe unë e të bej më së miri punën time me mesazhe, videokonferenca, detyra on line, po shpejt kuptova sa gabim jemi.

Pashë lotët e vajzës time të dalë nga stresi i testeve dhe kuptova sa ngutemi të shkatërrojmë të mirat që kemi, a nuk mjafton stresi i kësaj situate në të cilën ndodhemi gjatë kësaj periudhe? Mos pa dashur i vemë ata nën një trysni të re që i shtyp me shumë se Virusi?

Lexo po ashtu:  Të flesh pak përgjithësisht nuk është mirë për shëndetin. Po nëse flemë shumë çfarë ndodh?!

A nuk do të ishte më mirë që gjatë kësaj periudhe të kishin më shumë kohë të qëndronin pranë familjarëve të tyre për të biseduar, për të kapërcyer këtë situatë abstrake, për të gatuar së bashku, për të bërë lojëra ose mbase thjesht për të parë një aspekt tjetër të secilit prej nesh.

Sa tragji-komike të besh teste online,  ku nga njëra anë klasa e vajzës time ankonte se vetëm në darkë u njoftuan, se kishin test të nesërmen dhe kjo rrezikonte mesataren e tyre. Koha e dhënë ishte më e shkurtër sesa koha e të kthyerit përgjigje, se testi në Zoom nuk vlerësonte aftësitë e tyre të vërteta e sa të tjera si këto.

Nga ana tjetër prindërit e një klase tjetër fluturonin të gjenin përgjigjet e pyetjeve,  ku nxënësit përdornin dy celularë, njërin për testin e tjetrin për këmbim mesazhesh me shokët që i ndihmonin, dhe nxënësit e mi aq në ankth për të marrë vlerësimet, nisnin mesazh çdo dy minuta.

Sa të lumtur ishin prindërit që morën 10 për ushtrimet e klasës së pestë!

Lexo po ashtu:  Paulo Coelho: Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë

Ndërsa burri im ankohej se kisha “luajtur” mjaft gjithë ditën me celular pasi më ishin skuqur sytë duke korrigjuar testet dhe kontaktuar nxënësit e mësuesit e fëmijëve gjithë ditën.

Për hir të Zotit ndaloni së talluri me figurën e mësuesit! Jetojmë në një kohë të paimagjinuar nga asnjëri prej nesh. Është koha të mësojmë fëmijën tonë si të gatuajë, si të lajë rrobat, si të hekurosë, si të kujdeset për lulet etj., gjëra të cilat më parë mbase nuk kishte kohë t’i bënte me prindërit.

Le të shpallim sfidat “artisti më i mirë’’,  “xhongluesi më i mirë”, “kuzhinieri i vogël”.

Le të sfidojmë njëri-tjetrin në sfidën “Bej një njeri të lumtur në largësi”.

Mbase në këtë mënyrë do evitonim një katastrofë psikologjike më të rëndë se të virusit, sa jemi ende në kohë.

TEUTA LAGJA, mësuese e klasës së V – Shkodër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *