Ditët e fundit ka nisur shumë në media që të flitet për merkaton e verës, ku priten shumë lëvizje të bujshme. “Bild” ka publikuar një lajm të çmendur së fundmi, teksa raporton se Manuel Neuer do të largohet nga Bayern.

Sipas prestigjiozes gjermane, portieri do të firmsoë me Chelsean në verë. Do të ishte padyshim lëvizja më e bujshme e merkatos. Neuer nuk ka rënë dakord për rinovimin me Bayern dhe largimi po mendohet seriozisht.

Nga ana tjetër, Chelsea nuk është i kënaqur me Kepan dhe do ta largojë spanjollin. Caballero numëron 38 vite mbi supe dhe Bluve do t’i duhet një tjetër portier. Neuer do të ishte një lëvizje ideale, pasi eksperienca e gjermanit mund ta ndihmojë shumë ekipin e Lampard.

Lexo po ashtu:  Barcelona vendos të shkarkojë trajnerin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *