Vetëm pak ditë përpara mbylljes së vitit, Kina do të njoftonte për shfaqjen e një koronavirusi të ri, në një treg të vogël në Wuhan.

Që atëherë, në mediat sociale ka shpërthyer “stuhi” informacionesh në lidhje me Covid-19, por pavarësisht përpjekjeve të shumë shkencëtarëve, akoma ka shumë pyetje pa përgjigje rreth COVID-19.

Ekspertët po kryejnë eksperimente të ndryshme për të kuptuar më mirë virusin dhe përhapjen e tij në mbarë botën.

Por çfarë nuk dimë ende për koronavirusin? Ja 9 çështje që janë ende mister për të kuptuar se me çfarë po përballet realisht njerëzimit.

Sa njerëz janë infektuar?

Kjo është një nga pyetjet më bazike dhe më të rëndësishme. Ka me qindra raste të konfirmuara rreth botës. Megjithatë shumë ekspertë thonë se ky nuk është numri i saktë, pasi disa njerëz edhe pse kanë sëmundjen nuk shfaqin simptoma.

Zhvillimi i një testi me antitrupa do t’i lejojë kërkuesit që të kuptojnë se sa njerëz e kanë pasur realisht sëmundjen. Vetëm atëherë do të kuptohet sa larg dhe sa lehtë u shpërnda COVID-19.

Lexo po ashtu:  Receta e lashtë që fsheh sekretin e jetës së mirë

Sa vdekjeprurës është?

Vetëm duke ditur numrin e të prekurve në mënyrë të plotë, atëherë do të shikojmë me siguri sa ishte përqindja e të vdekurve. Për momentin llogaritet që vetëm 1% e njerëzve të infektuar me koronavirus vdesin. Por nëse ka një numër më të madh pacientësh asimptomatikë atëherë edhe vdekshmëria është më e ulët.

Simptomat e plota që shfaqen

Simptomat kryesore janë temperatura dhe kolla. Por njerëzit kanë raportuar edhe për fyt të thatë, dhimbje koke dhe diarre. Në disa raste edhe humbje të nuhatjes dhe shijimit.

Çfarë roli kanë fëmijët për shpërndarjen e sëmundjes?

Padyshim që edhe fëmijët janë të prekshëm nga koronavirusi. Megjithatë shumica prej tyre e kanë kaluar me simptoma të lehta, ndërsa vdekshmëria për këtë grupmoshë paraqitet shumë e ulët krahasuar me të tjerët.

Normalisht fëmijët janë super-shpërndarës të sëmundjes. Megjithatë është ende e paqartë se deri në çfarë faze e shpërndajnë këtë virus.

Nga erdhi COVID-19?

COVID-19 shpërtheu në Wuhan të Kinës në fund të 2019-s. Mendohet se sëmundja ka dalë nga një treg kafshësh. Koronavirusi njihet nga ekspertët si Sars-CoV-2 dhe lidhet ngushtë me viruset që infektojnë lakuriqët e natës.

Lexo po ashtu:  Si ndikon grupi i gjakut tek COVID-19

Megjithatë është ende e paqartë se si kaloi nga lakuriqi i natës tek një specie që ende mbetet misterioze dhe më pas tek njerëzit. Kjo “hallkë e zinxhirit” mbetet e panjohur dhe mund të jetë burim infeksionesh të tjera.

A do të ketë më pak raste në verë?

Gripi është shumë i zakonshëm në muajt e dimrit, por për sa i përket këtij virusi ende nuk dihet se si do të funksionojë gjatë verës.

Pse disa njerëz kanë më shumë simptoma?

Për shumicën e njerëzve koronavirusi është një infeksion i lehtë. Sidoqoftë rreth 20% e njerëzve kanë simptoma më të forta. Pse ndodh kjo?

Paraprakisht mendohet se është sistemi imunitar. Ekspertët shprehen se mund të ketë edhe faktorë gjenetikë. Sidoqoftë nëse kjo gjë kuptohet më qartë nga shkencëtarët atëherë do të ketë mënyra parandalimi që njerëzit të mos shkojnë deri tek terapia intensive.

Sa zgjat imuniteti i trupit dhe a infektohesh sërish pasi e ke kaluar sëmundjen?

Ka pasur shumë spekulime, por pak prova se sa mund të durojë imuniteti i trupit ndaj virusit. Ndërkohë sa i përket personave që thonë se janë infektuar sërisht, sipas disa ekspertëve kjo mund të jetë e gabuar.

Lexo po ashtu:  I duan të gjithë, por ja ushqimet e përditshme që mund të zhduken njëherë e përgjithmonë

Sipas tyre një prej testeve ka qenë i gabuar dhe personat nuk kanë qenë të shëruar.

A do të pesojë mutacione virusi?

Viruset pësojnë mutacione gjatë gjithë kohës. Në përgjithësi pritet që viruset të evoluojnë dhe të bëhen më pak vdekjeprurës, por kjo nuk garantohet. Shqetësimi lind se nëse virusi pëson mutacion atëherë sistemi imunitar nuk e njeh më dhe vaksina specifike nuk vepron më ndaj tij (siç ndodh me gripin).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *