Ndërsa vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një shije shumë të mirë në sallata të freskëta dhe me pak bukë të ngrohtë, mos mendoni se mund ta përdorni vetëm në ushqime.

Studimet tregojnë se një dozë e shëndetshme vaj ulliri ekstra i virgjër në dietën ushqimore është i mirë për shëndetin kardiovaskular, qelizor dhe shëndetin e trurit. Sipas këtyre studimeve, vaji i ullirit ekstra i virgjër mund të përdoret dhe në kremra dhe serumë të ndryshme. Kjo sepse ka veti kundra plakjes, anti – inflamatore dhe ka shumë veti ushqyese e gjallëruese.

Disa mënyra se si mund ta përdorni vajin e ullirit:

Për të mbrojtur zemrën

Rrisni aftësitë që ka vaji i ullirit për një shëndet të mirë të zemrës duke e përzier atë me rozmarinë, që stimulon qarkullimin e gjakut. Në një tigan të vogël, hidhni 1½ filxhanë me vaj ulliri, 8 – 10 degë të thara rozmarine dhe një sasi të vogël kripë dhe piper. Më pas përzierjen vendoseni në zjarr deri sa të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Pasi të ftohet, nxirreni në një shishe. Përdoreni në sallata apo supa.

Lexo po ashtu:  Përfitimet shëndetësore të diellit të mëngjesit: Pse duhet të ngriheni herët?!

Për të zbutur duart

Për një krem duarsh shumë zbutës, kundra plakjes përzieni:

1 lugë çaji vaj ulliri, 1 lugë çaji gjalp të shkrirë indian ghee, ¼ lugë çaji vaji vitamine E dhe 5 – 10 pika vaji esencial ( livando, druri i sandalit dhe neroli janë qetësues). Masazho me këtë përzierje duart, thonjtë dhe kutikulat. Më pas vishni doreza pambuku për 30 – 60 minuta ose gjatë natës.

Për të trajtuar prerje dhe gërvishtje të vogla

Duke përdorur vetitë antiseptike dhe antibakteriale të vajit të ullirit mund të krijoni një version të bërë në shtëpi të Neosporinës. Për të bërë kremin do të të duhet vaj ulliri, vaj arre kokosi, bimë bimë kalendule dhe livando, dyll dhe vaj livandoje.

Për të qetësuar irritimin e lëkurës tek bebet

Vaji i ullirit mund të reduktojë kruarjen dhe irritimin e lëkurës . Përzieni 1 filxhan vaj ulliri, 1 filxhan vaj arre kokosi dhe 4 lugë çaji dyll në ujë të ngrohtë. Më pas në katër kavanozë të vegjël, përzieni 8 pika vaj esencial livandoje, 6 pika vaj esencial limoni  dhe 4 pika vaj esencial peme çaji. Kur vaji i ullirit, vaji i arrës së kokosit dhe dylli të kenë shkrirë bashkë, hidheni përzierjen në secilin kavanoz dhe prisni deri sa kremi të forcohet.

Lexo po ashtu:  15 gjëra që duhet të kujtosh, kur ke kaluar një ditë të keqe

Për të trajtuar flokët e dëmtuar

Ngrohni pak vaj ulliri në ujë të ngrohtë apo në mikrovalë, më pas aplikojeni atë që nga fundi i flokëve tuaj deri në rrënjë. Lëreni në flokë për 10 – 20 minuta përpara se ti lani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *