Nëse realizohet shpejt do të jetë një lehtësi e madhe për përdoruesit duke pasur në konsideratë situatën në të cilën gjendemi.

Sado që teknologjia e ka bërë të lehtë jetën tonë të përditshme, nuk na mungon irritimi me rastet kur dy shërbime konkurruese nuk shkojnë fare mirë me njëri tjetrin.

Slack dhe Microsoft Teams janë dy aplikacione të cilat përdoren në masë në ambiente pune dhe në javët e fundit akoma edhe më shumë nga përdorues të detyruar të punojnë nga shtëpia për shkak të koronavirusit.

Por dy kompanitë janë duke gjetur një rrugë të përbashkët. CEO i Slack tha se kompania ka planifikuar të integrojë telefonatat në drejtim të Microsoft Teams.

Nëse realizohet shpejt do të jetë një lehtësi e madhe për përdoruesit duke pasur në konsideratë situatën në të cilën gjendemi.

CEO Stewart Butterfield nuk specifikoi se ka për të funksionuar dhe as kur do të mbërrijë. Vitin e kaluar aplikacioni Slack solli mbështetjen për Office 365. Megjithatë është një shenjë se kompanitë kanë besimin se mund të punojnë së bashku për të mirën e përdoruesve, për të mirën tonë.

Lexo po ashtu:  Me një prift në tavernë – Dritëro Agolli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *