Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Haki Abazi ka deklaruar sot se mos respektimi i vendimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend, do të detyrojë institucionet të ndërmarrin masa për të siguruar se askush nuk do të rrezikohet nga kjo sëmundje që tashmë ka prekur pothuajse të gjithë botën.

Ai me këtë rast ka apeluar edhe një herë qytetarët për kujdes të shtuar dhe që t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore në lidhje me parandalimin e përhapjes me COVID-19.

“Ne nuk do të donim kurrë të limitohet jeta normale, e aq më pak që të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj qytetarëve. Ju lutemi që të jemi shumë të kujdesshëm dhe të zbatojmë të gjitha vendimet dhe urdhëresat e miratuara nga qeveria dhe të mbështetura nga ekspertët dhe praktikat më të mira. Mos respektimi i vendimeve do të detyrojë personat dhe institucionet përgjegjà «se të marrin masa për të siguruar që të gjithë të mbrojmë njëri-tjetrin dhe nuk e rrezikojmë askënd”, shkruan Abazi në Facebook.

Lexo po ashtu:  Serbia kriminale në Kosovë: 931 trupa të shqiptarëve u gjetën në varreza masive në Serbi.

Zëvendëskryeministri Abazi thotë se duhet të jemi krenarë për mënyrën sesi Kosova e ka menaxhuar pandeminë me COVID-19 deri më tash.

“Kjo është arritur duke u falënderuar të gjithëve në vijë e parë të frontit: Personelit mjekësor, farmaceutëve, policisë, FSK, prodhuesve e shitësve, furrtarëve, pastruesve të rrugëve, punëtorëve në KEK dhe ujësjellësit e qyteteve, institucioneve të Qeverisë së Kosovës, duarve që po ziejnë e po bëjnë ushqimin”,s ka thënë Abazi.

Ndërkohë Qeveria ka marrë disa masa të reja shtrënguese të cilat duhet respektuar me shumë rigorozitet. Lëvizja lejohet nga ora 6:00 deri në 17:00, dhe gjatë kësaj kohe qytetarët duhet të respektojnë distancën sociale prej dy metra.

Në Kosovë deri më sonte janë konfirmuar gjithsej 94 raste me korona virus, prej tyre një i vdekur dhe një i shëruar.

https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10156928925585718

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *