Jo vetëm Juventus e Psg, por edhe në Premier League zbulohet një pretendent serioz për shërbimet e Gianluigi Donnarumma. Në kohën kur nuk po merr rrugë tratativa e komplikuar mes Mino Raiola e Milan për rinovimin e kontratës në skadencë në 2021, nga Anglia ka mbërritur oferta që për shumë do të ishte e parezistueshme: pesë vjet kontratë me 8 milionë euro plùs bonus në sezon. Chelsea i Abramovich është gati të lirohet nga Kepa për ti bërë vend talentit kuqezi.

Oferta këtë herë mund të jetë mikluese edhe për klubin e rrugës Aldo Rossi, duke qenë se, sipas asaj që bëhet e ditur nga Mbretëria e Bashkuar, Blues janë gati ta vlerësojnë Donnarumma 60 milionë, një shifër që, një vit nga skadenca, nuk mund të lërë indiferent Ivan Gazidis e pronësinë e Elliott. E gjitha në bazë të një sezoni që, mes fushës e jashtë fushës, me goditjen ekonomike që mund të lërë pas epidemia e koronavirus, do të jetë shumë i komplikuar për Milan e arkat e klubit. Aq më tepër që, ashtu si thotë renditja aktuale, Pioli nuk do të arrijë të kapë as objektivin minimal të kualifikimit në Europa League.

Lexo po ashtu:  FFK: Futbollistët mbrojtën dinjitetin e shtetit, do të ankohemi në UEFA

Në këtë situatë, kuqezinjtë do të ishin të detyruar të bënin sakrifica dhe Donnarumma në këtë këndvështrim është një nga lojtarët e duhur për të përmirësuar bilancin, në mos i vetmi. E lehtë të imagjinosh se cështja do të zgjidhet mbi bazë të ofertave konkrete që do të mbërrijnë tek kuqezinjtë. Pastaj do ti takojë palëve të vendosin cdo të bëjnë, me Donnarumma që do të donte të qendronte tek Milan – e ka theksuar edhe më parë – e me drejtuesit kuqezinj, që ndoshta kanë nevojë ta shesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *