Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

“Gabimi i një doktori varroset në tokë. Gabimi i një arkitekti bie në tokë, kurse gabimi i një mësuesi ecën nëpër tokë.”

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.”

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.”

“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.”

“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.”

“U zumë të dy aq shumë për punën/ Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!/ Eh, budalla!/ Edhe dhëmbët zihen me gjuhën/ Zihen dhe bashkë rrinë.”

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.”

Lexo po ashtu:  Sot 457 vjet nga lindja dhe 405 vjet nga vdekja e William Shakespeare

“Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi.”

“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.”

“E vërtetë e pabesueshme/ E mbajta në krah tërë ditën/ Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’
Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!’

– Dritëro Agolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *