Janë disa sëmundje të cilat mund të trajtohen menjëherë nëse qëndrojmë vigjilentë ndaj trupit tonë

Trupi i njeriut është një makineri perfekte ku ndodhin miliona procese (shpesh të panjohura për ne), por që arrijnë të na japin sinjal nëse diçka nuk po funksionon si duhet. Faji është i yni nëse injorojmë sinjalet që na dërgohen, është  e nevojshme të mos lihen pas dore dhe të kuptojmë çfarë duan të na thonë. Në këtë mënyrë, disa sëmundje mund të trajtohen shumë shpejt dhe mund të shmangen procese të gjata të trajtimit në spital. Disa sinjale janë të thjeshta për t’u kuptuar, ja 10 prej tyre:

  1. Dëshira për ushqim të kripur

Është shenjë e një inflamacioni apo infeksioni në trup, sidomos në sistemin urogjenital.

  1. Lëkurë e thatë

Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arra, lajthi, bajame, stika.

  1. Dëshirë për ëmbëlsira

Nëse ju është rritur dëshira për sa më shumë ëmbëlsira, mund të jetë fillimi i një problemi nervor, kështu që duhet të merrni glukozë për të siguruar energji. Ideale, për të shmangur teprimet, është të rrisni dozën e mjaltit dhe çokollatës fondente.

  1. Gjakrrjedhje e mishrave të dhëmbëve
Lexo po ashtu:  Grip, ftohje apo koronavirus? Si t’i dallojmë simptomat që na shfaqen këtë dimër

Mungesë e vitaminës C:  Ju duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.

  1. Dëshirë për ushqime krudo

Është shenjë e problemit të mëlçisë ose gastritit.

Ushqimet e papërpunuara lehtësojnë dhimbjen e stomakut dhe reduktojnë kontraktimet e dhimbshme.

  1. Lëkurë e thatë në bërryla

Kjo është një simptomë e qartë e mungesës së vitaminave A dhe C. Këshillohet të konsumohen më shumë fruta e perime, në veçanti portokalle, karota, kajsi e kunguj.

  1. Rritje e dëshirës për fruta deti

Në këtë rast, trupi juaj ndoshta është duke ju thënë se i mungon jodi.

  1. Dëshirë për ushqime ‘acide’

Trupi juaj kërkon ushqim të athët për të nxitur fshikëzën e tëmthit dhe të mëlçisë. Prandaj duhet të konsumoni boronica e limon për të ndihmuar pastrimin

  1. Flokë e thonj të brishtë

 

Trupi juaj është duke ju thënë se ka një mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën tuaj.

  1. Gjumë, nervozizëm, mpirje

Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit, lehtësisht të rikuperueshme me shtesat e duhura. Por edhe me fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame.

Lexo po ashtu:  Mungesa e gjumit, e ndërlidhur me ankthin dhe depresionin

Për të marrë dozën e duhur të këtyre elementeve çdo ditë, ju duhet të konsumoni rregullisht  perime me gjethe jeshile të tilla si lakrat jeshile,  spinaqi, pazia. Por edhe kumbulla, panxhar të kuq e kajsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *