Altin Hazizaj

Në fakt vetëm një QEVERI E PAPËRGJEGJSHME nuk do t’i kuptojë të gjitha këto role dhe funksione të jashtëzakonshme të shoqërisë civile! Deri më tani, letrës së organizatave nuk ka denjuar t’i përgjigjet asnjë zyrtar i Qeverisë shqiptare.

Që Kryeministri Shqiptar nuk ka ndonjë simpati të veçantë për shoqërinë civile dhe median, sidomos për ata që shpesh kanë guxuar haptazi të dalin kundër qëndrimeve dhe politikave të tij thellësisht autokratike, kjo nuk përbën ndonjë sekret të madh. Përkundrazi është një qendrim i shprehur nga vetë Kryeministri, në 10 Marsin e largët 2016, thuajse tre vjet pas ardhjes së tij në Qeveri, që: “shoqëria civile ka vdekur”.

E vërteta është se, në këto shtatë vjet të Qeverisë “Rama”, i vetmi “kundërshtar” serioz që ka bërë oponencë të vërtetë ndaj shumë prej veprimeve të gabuara të Kryeministrit, por edhe të Qeverisë së tij, shkeljes së ligjeve dhe procedurave nga Kuvendi – falë presionit të ushtruar nga Rama; korrupsionit masiv dhe mungesës së llogari-dhënies nga ana e Ministrave të tij, ka qenë dhe mbetet media dhe shoqëria civile.

Duke nisur nga protesta masive kundër plehrave kimike, protesta e studentëve për kushte më të mira dhe buxhet më të lartë për arsimin, qëndrimet tejet kritike ndaj projekt-ligjeve të gatuara nga Rama në kundërshtim të hapur me kushtetutën, protestës pafund për mos-shëmbjen e Teatrit Kombëtar dhe deri tek protestat e fundit kundër dhunës seksuale në shkollat tona, tregojnë për një shoqëri civile që ndërton demokracinë dhe të aftë të kërkojë llogari një më një nga zyrtarët publikë, në një vend ku Qeveria mundohet ta kufizojë me çdo kusht llogaridhënien dhe mbajtjen e përgjegjësisë për veprimet e saj!

Lexo po ashtu:  Shënime nga blloku diplomatik: Lajme të këqija nga Hungaria, një zhvillim negativ për interesat kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës

Rënia e Covid-19 ishte shpëtimi më i mirë që mund t’i bënte Rama shkeljeve të veta, tamam si tek thënia: Saved by the bell! (I shpëtuar nga zilja). Vetëm pasi kaluan thuajse tre javë nga mbyllja në karantinë e një populli të tërë, ai me një pamje të zymtë, u kujtua se duhet të marr përsipër përgjegjësitë financiare, që me atë arrogancën e tij të zakonshme, duket sikur të thotë se vetëm atij që nuk i përkasin vogëlsira të tilla.

Ka rreth dhjetë ditë që thuajse 100 organizata të shoqërisë civile, nga një spektër i gjerë, por më së shumti nga ai i shërbimeve shoqërore direkte për fëmijët, gratë, personat me aftësi të kufizuar, i drejtuan një letër Qeverisë Rama, për të kërkuar ndihmë në pagesën e stafeve, shtyrjen e pagesave të taksave e lëhtësira të tjera të nevojshme, që janë të domosdoshme për të mbajtur në këmbë një sektor, që nëse nuk ia del të mbijetojë, mund të shkaktojë një dëm të pallogaritshëm në jetën e qytetarëve. Kushdo mund të pyese se pse u dashka sektori i OSHC-ve të mbështetet me fonde nga Qeveria, qoftë edhe në këto kushte?!

E para, sepse sektori i shoqërisë civile punëson thuajse 1% të të gjithë të punësuarve në Shqipëri, ose mban 1/10 e peshës në ekonominë e vendit. Imagjinoni dëmin që do t’i shkaktonte ekonomisë së vendit dhe mirëqenies së familjeve shqiptare, nëse brenda një dite ose një muaji 10 mijë persona të mbeten të papunë! Sikur këta t’i shumëzosh me të paktën 3 persona të tjerë në një familje, i thonë 30 mijë persona që kalojnë në ngarkim të shtetit për pagësë të papunësisë, ndihmës ekonomike etj, pa llogaritur ata që përfitojnë direkt nga shërbimet e OSHC-ve që mund të kapin shifrën e mbi 200,000 personave në vit. Por kjo histori nuk mbyllet këtu! Mendoni dëmin që do të pësonte sektori i taksa-tatimeve, nga humbja e 10,000 personave që nuk paguajnë më sigurimet e detyrueshme, TAP dhe TVSH.

Lexo po ashtu:  Boiken Abazi i përgjigjet kritikëve të strategjisë së Albin Kurtit ndaj Vuçiçit: Ndihmojnë Serbinë

E dyta, dhe më e rëndësishme, është dëmi human në dy aspekte kryesore. Sot sektori i shoqërisë civile është përgjegjës për ofrimin e 70-80% të shërbimeve shoqërore që iu ofrohen qytetarëve në Shqipëri. Mbyllja e këtyre shërbimeve kaq të domosdoshme, do të thotë që viktimat e dhunës seksuale apo të dhunës në familje, fëmijët Romë, të gjithë të vuajturit më aftësi të kufizuar, viktimat e krimit, nëna e vajza të dhunuara që sot janë gjallë vetem falë shërbimeve psikologjike dhe ligjore falas të OSHC-ve, të papunët apo gjithë fëmijët e varfër e të rrezikuar nga shfrytëzimi, do të duhet të kthehen nga fillimi në familjen ku janë dhunuar seksualisht; ku janë kthyer në prostitute; ku janë trajtuar si skllevër; ku kanë vuajtur për një fjalë të mire; apo ku kane gjetur një person që mund ta telefonojnë në çdo orë të ditës apo natës! Ku do të shkonin të gjithë këta persona nëse shërbimet tona një ditë mbyllen, sepse Qeveria nuk do ta kuptojë rolin e OJF-ve?! Përtej kësaj, do të ishte një humbje katastrofike largimi i kapaciteteve njerëzore të specializuara në fushat kryesore të shërbimeve, të cilat janë krijuar me kaq mund dhe kosto, gjatë 30 viteve të fundit.

Në fakt vetëm një QEVERI E PAPËRGJEGJSHME nuk do t’i kuptojë të gjitha këto role dhe funksione të jashtëzakonshme të shoqërisë civile! Deri më tani, letrës së organizatave nuk ka denjuar t’i përgjigjet asnjë zyrtar i Qeverisë shqiptare. E kanë injoruar secili sipas stilit të tij, sepse si duket Qeverisë mezi i del koha të shpëtojë jetën e 200 të prekurve nga Covid19-a e jo më të mendojë për 10,000 mijë persona që preken nga mbyllja e zyrave ku punojnë!

Lexo po ashtu:  Arsimi në vitin 2020.

Në të vërtetë, ka diçka thellësisht djallëzore e të mirëmenduar nga ana e Qeverisë, në gjithë këtë mllef të madh kundër shoqërisë civile dhe mediave në Shqipëri, mllef që ka kohë që gatuhet në korridoret kryeministrore. Qeveria, me Covid 19, ka rastin e artë që t’ju mbyllë gojën një herë e përgjithmonë të gjithë atyre që në mënyrë të vazhdueshme e kanë kritikuar dhe e kritikojnë për punën e saj të dobët. Pas shkatërrimit të parlamentarizimit, marrjes nën kontroll absolut të qeverisjes vendore, vendosjes së personave të kontrolluar prej saj në pozicionet kyç të institucioneve të reja të qeverisjes së drejtësisë, të vetmet zëra të pavarur që seriozisht mund të prishin planet grandioze të Ramës për “Rilindjen” e Shqipërisë, janë mediat dhe shoqëria civile.

Letra e OJF-ve është e sigurt që ka vajtur në të gjitha zyrtat dhe zyrtarët e Qeverisë. Vetëm disa ditë më pas, ishte vetë Rama që doli e komunikoi, si zakonisht zymtazi, me “qytetarët” në Facebook, për të komunikuar masat ekonomike të Qeverisë së tij. Ndërmjet shumë e shumë fjalëve e frymëmarrjeve të rënda të kryeministrit, ajo që u dëgjua më qartë ishte se Qeveria nuk ka ndërmend të jap asnjë ndihmë as për mediat e kuptohet as për shoqërinë civile. Të gjithë ne “të mëdhenjtë” (më çfarëdo kuptimi që e thotë) duhet të kullandrisemi me dhjamin tonë, tamam si tek shprehja legjendare “të nxjerrësh dhjam nga miza”!

Për Qeverinë shoqëria civile vdiq! Për ta rëndësi ka të rrojë mbreti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *