Në Spanjë kanë vendosur që kampionati të rinisë në 27 qershor, por nëse deri atëherë nuk stabilizohet gjendja në vend prej koronavirusit, atëherë rrezikohet që sezoni 2019-2020 të pezullohet.

Mediat spanjolle shkruajnë se drejtuesit e klubeve të La Liga po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që në rast se sezoni veror ngadalëson ritmin e përhapjes së koronavirusit, atëherë ky sezon mund të zgjatet deri në korrik ose gusht.

Spanja është shteti i dytë më i goditur nga koronavirusi, ku bilanci i viktimave ka arritur në 8269 të vdekur.

Lexo po ashtu:  Xhaka tregon kush ia pagoi dënimin për shqiponjë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *