Miliarderët e botës po rriten me vlerën $2.5 miliardë çdo ditë, ndërkohë që gjysma më e varfër e popullësisë botërore është duke pësuar rënie të vlerës së saj neto.

Miliarderët, të cilët kanë një numër rekord prej 2 208, kanë më shumë pasuri sesa kurrë më parë, sipas një raporti të Oxfam International, të botuar këtë të hënë. Që nga kriza financiare globale të gati një dekade më parë, numri i miliarderëve është dyfishuar.

Sipas raportit, pasuria e kombinuar e 26 individëve më të pasur në botë, arrin vlerën prej $1.4 trilionë, që do të thotë ka të njëjtën vlerë më pasurinë totale të 3.8 miliardë njerëzve më të varfër.

Shumica e këtyrë mega-miliarderëve, janë amerikanë, sipas listës së Forbes të miliarderëve. Emrat përfshijnë Jeff Bezos, Bill Gates, Warren Buffett dhe Mark Zuckerberg, të cilët të gjithë sëbashku kanë një vlerë prej $357 miliardë.

Oxfam, ndërkohë, rekomandon që shtetet të taksojnë pasurinë në nivele të drejta, të rrisin normat mvi të ardhurat personale dhe taksat e korporatave, dhe gjithashtu të eliminojnë shmangien e taksave nga kompanitë dhe super të pasurit.

Lexo po ashtu:  Fjalimi madhështor i Skenderbeut, nga Marin Barleti!

Gjithashtu, Oxfam, mbron sigurimin e kujdesit universal shëndetësor falas, arsimin si edhe shërbime të tjera publike. Në vazhdim, sugjeron investimin në shërbimet publike, duke përfshirë ujin, energjinë elektrike dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

“Në shumë vende, një arsimim i mirë apo një shërbim cilësor shëndetësor është bërë luks vetëm për të pasurit, që mund të përballojnë kostot e tyre. Çdo ditë, vdesin rreth 10 000 për shkak se nuk kanë qasje të kujdesit shëndetësor të përballueshëm,”– tha Oxfam.

Një fenomen i tillë, është më i përhapur tek gratë.

“Vajzat detyrohen të largohen nga shkolla kur paratë nuk janë të mjaftueshme për të paguar taksa.”

Gjithashtu, Oxfam theksoi se nëse të gjitha punët do të ishin të parapaguara nga e gjithë bota, kjo e fundit do të drejtohej nga një kompani e vetme e cila do të kishte një xhiro vjetore me vlerë $10 trilionë.

Megjithatë, një problem i tillë, është i pranishëm më shumë në vende si India, që është cilësuar dhe si vendi me eknominë më të madhe me rritjen më të shpejtë në gjithë botën. India ka një nga normat më të ulëta të pjesëmarrjes së femrave në punë. Të dhënat e fundit nga Banka Botërore, treguan se vetëm 27% e grave të moshës 15 vjeçare ose mbi këtë moshë, klasifikoheshin si të punësuara ose në kërkim aktiv të një pune.

Lexo po ashtu:  Zgjedhjet vendore të Gjermanisë trazojnë Europën

Një raport i vitit të kaluar, nga Instituti Global i McKinsey, tha se India mund të shtojë $770 miliardë në ekonominë e saj duke rritur barazinë gjinore, ndërsa Azia në tërësi mund të rriste Produktin e Brendshëm Bruto deri në $4.5 trilionë nëse më shumë gra do të përfshiheshin në fuqinë punëtore.

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *