Gjatë stinës së dimrit shpesh paraqiten edhe ndërlikime shëndetësore të ndryshme. E kontaktuar nga gazeta “Shëndet plus”, mjekja okuliste pranë Poliklinikës së Specialiteteve numër 3, Tiranë, Vjona Kurti tha se gjatë kësaj stine problematika më e shpeshtë e syrit është konjuktiviti, kjo për shkak të të ftohtit dhe viruseve që qarkullojnë në ajër.

Doktoresha, jemi në periudhën e ftohtë të vitit, cilat janë problematikat më të shpeshta për të cilat paraqiten pacientët në shërbimin e okulistikës?

Problematika më e shpeshtë është konjuktiviti. Rastet me konjuktivit, sidomos me atë bakterial mund të shfaqen gjatë gjithë vitit. Por, stina e dimrit ka paraqitjen më të madhe të rasteve me konjuktivit viral, i cili ka dhe virulencë të lartë (aftësi të transmetohet nga një individ te tjetri). Kjo për shkak dhe të problematikave që ka si stinë me të ftohtin dhe viruseve që qarkullojnë në ajër. Ndërsa konjuktivitet alergjike shfaqen më shumë në stinën e pranverës dhe verës.

Si ndikon gripi në shëndetin e syve?

Lexo po ashtu:  Shkencë: Një banjo e nxehtë ulë nivelin e sheqerit në gjak, kaloritë humbasin

Gripi ndikon në çdo pjesë të organizmit duke ulur imunitetin. Me rënien e imunitetit të organizmit bie edhe ai i syrit, pra barrierat mbrojtëse. Kjo e bën atë më të prirur që të preket nga infeksione të ndryshme, qoftë dhe nga pluhuri. Kjo është arsyeja se pse personat që janë me grip mund të zhvillojnë edhe konjuktivite. Jo çdo person që kalon grip mund të ketë dhe infeksion të syrit, por një pjesë e tyre mund të shoqërohen dhe me konjuktivite virale ose bakteriale.

Çfarë duhet të kemi kujdes në lidhje me shëndetin e syve në këtë periudhë?

  • Higjiena; larja e shpeshtë e duarve. Mosprekja e syve me duar të palara.
  • Shmangia e kontaktit me persona me konjuktivit.

Këshilla të tjera:

  • Shmangia, sidomos tek fëmijët, e qëndrimit para ekranit sepse ndikojnë në pjesën e shikimit. Sforcohet shumë syri për të parë afër, dobësohet shikimi për larg.
  • Ushqimi i shëndetshëm; ndikon si në pjesë tjera të organizmit edhe tek syri. Ushqimi i shëndetshëm ndikon në zhvillimin normal të retinës, në qarkullimin e mirë të gjakut të retinës.
Lexo po ashtu:  Qepët e reja eliminojnë probleme të ndryshme shëndetësore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *