Qindra gjermanë i janë kthyer së shkuarës dhe kanë zgjedhur të evitojnë kinematë për t’i zëvendësuar me kinema verore, ku filmin e shijon nga rehatia e makinës.
Kjo alternativë është zgjedhur për të ndihmuar sadopak në distancimin social dhe për të shmangur infektimin e mundshëm me COVID-19 në salla të mëdha dhe plot me njerëz si ato të kinemave të mbyllura.
Në kinematë verore bileta blihet online dhe në makina lejohen vetëm 2 persona, kështu që është një aktivitet shumë i sigurt