Bisedimet greko-turke rreth krizës së fundit në Mesdheun Lindor do të mbahen më 10 shtator.
Kështu raporton agjencia Reuters që citon burime nga Ministria turke e Mbrojtjes sipas të cilave shtyrja është kërkuar nga Komiteti Ushtarak i NATO-s që ndërmjetëson negociatat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Negociatat kanë të paktën një objektiv të njohur: shmangien e incidenteve ushtarake që do ishin të vështira për t’u vënë nën kontroll. Deri më tani Aleanca nuk ka njoftuar se do të ndërmjetësojë edhe për arritjen e një marrëveshjeje për Zonat Ekskluzive Ekonomike që janë burim i tensioneve.




