Platforma do të përdorë teknologjinë Bluetooth në një mënyrë që respekton rregulloren GDPR duke shmangur praktikat e jashtëligjshme të gjurmimit të vendndodhjes.

Ditën e Mërkure një grup ekspertësh Evropianë thanë se kanë përgatitur një teknologji aplikuar tek smartfonët me të cilën do të gjurmojnë njerëzit të cilët kanë rënë në kontakt me persona të tjerë të infektuar nga koronavirusi.

Kjo nismë do të grumbullojë informacione përmes smartfonëve për tu treguar njerëzve nëse kanë qenë në kontakt të afërt me një person të infektuar.

Nëse arrihet gjurmimi i atyre që kanë rënë në kontakt me të infektuar, izolimi i masave do të ishte i panevojshëm dhe impakti e dëmi ekonomik do të reduktohej.

Quajtur Pan-European Privacy Preserving Proximity Tracking, iniciativa vjen pas përdorimit të suksesshëm të smartfonëve për të gjurmuar përhapjen e koronavirusit.

PEPPT-PT, me mbi 130 hulumtues nga 8 vende të botës, do të ofrojë platformën më 7 Prill dhe aplikacionet vetëm një javë më pas.

Epidemiologët besojnë se gjurmimi i kontaktit do të ishte jetik për të mbajtur nën kontroll sëmundjen COVID-19. Ajo mund të përçohet nga një person tek tjetri edhe pa shfaqur fare simptoma.

Lexo po ashtu:  Hakerët po hakojnë superkompjuterët për të gërmuar kriptomonedha

Platforma do të përdorë teknologjinë Bluetooth në një mënyrë që respekton rregulloren GDPR duke shmangur praktikat e jashtëligjshme të gjurmimit të vendndodhjes.

Komunikimi do të bëhet në nivel smartfonësh dhe jo nga një server qendror për 2 javë duke përdorur një enkriptim të fuqishëm. Vetëm autoritetet lokale shëndetësore do të konsiderohen të besueshëm për shkarkimin e të dhënave në mënyrë që të njoftojnë njerëzit kur rrezikohen nga infektimi i mundshëm apo tu kërkojë atyre të vetë-izolohen sepse janë infektuar.

Që kjo qasje të jetë efektive duhet që 60% e popullsisë të përfshihet në të. Ata që skanë smartfonë mund të mbajnë pajisje elektronike me Bluetooth.

Projekti i PEPP-PT është i ngjashëm me aplikacionin TraceTogether në Singapor po i përshtatur për kodet telefonike të vendeve në mënyrë që të funksionojë edhe përtej kufijve të vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *