Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Microsoft Teams Calls beta vjen për të ofruar jo vetëm thirrje por edhe për tu bërë pjesë e bisedave të Teams nga aplikacioni Slack.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ashtu siç kishte premtuar pak ditë më parë Slack lançoi një aplikacion të ri për të integruar thirrjet në drejtim të Microsoft Teams në aplikacionin e kompanisë.

Microsoft Teams Calls beta vjen për të ofruar jo vetëm thirrje por edhe për tu bërë pjesë e bisedave të Teams nga aplikacioni Slack.

Përdoruesit e Slack duhet të vendosin Microsoft Teams Calls si formatin kryesor për realizimin e thirrjeve dhe përmes tij mund të shohin edhe kur ka qenë pjesë e bisedës përpara se ata ti bashkoheshin.

Krahas Microsoft Teams, Slack lançoi integrimin VoIP të Zoom, WebEx, Jabber, RingCentral dhe Dialpad. E thënë thjeshtë përdoruesit e Slack mund të kryejnë telefonata edhe në drejtim të këtyre aplikacioneve.

Lexo po ashtu:  Qeset e palstikës së shpejti mund të fuqizojnë telefonin tuaj me bateri

Në muajin e kaluar Slack pësoi një rritje përdorimi prej 350% për shkak të izolimit të COVID-19. Aplikacioni gjithashtu po kalon nëpër një ridizajnim masiv i cili do të bëhet i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në javët në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *