Anëtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, ishte i ftuar në ScanTV ku foli për situatën më të fundit në Kosovë dhe largimin e Qeverisë Kurti. Migjen Kelmendi, thotë se Albin Kurti po krijon një ndasi të madhe në vend, mes të vjetërve dhe të rinjve, mes katundarëve dhe qytetare. Sipas publicistit Migjen Kelmendi, Albin Kurti është një lider autokratik që nuk respekton kompromiset, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Në lidhje me skenarët e mundshëm ai thotë se krijimi i një qeverie uniteti, është opsioni më i mirë dhe jo zgjedhjet e parakoshme.

Ja se cfarë thotë Kelmendi për Albin Kurtin:

Albin Kurti po krijon një ndasi të madhe në vend, mes të vjetërve dhe të rinjve, mes katundarëve dhe qytetare, diçka e palejueshme për një lider të ri, që e prezanton veten si një lider të ri modern dhe alternativ. Kurti përdori të rinjtë dhe të rejat e Prishtinës, duke i nxitur me urrejtje kundrejt kujdo që mendon ndryshe se ata. Kjo është e pafalshme.  Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje ishte për shkak të një kompromis më të “moçmit” pra me LDK, që ai i kritikon tani.

Por ai nuk e njeh dhe nuk e do kompromisin, nuk e ka të përjetuar. Albin Kurti largoi në mënyrë autokratike ish ministrin e Brendshëm vetëm se pati një kundërshti. Albin Kurti ka shenja të forta prej autokrati. ish Ministri i Brendshëm, ishte nënkryetari i LDK-së. Politikani Kurti e ka të vështirë me bashkëqeverisë,  ai është i mbyllur.

Unë besoj se në zgjedhje të reja, qytetarët e Kosovës do të reflektojnë dhe do t’i ngrenë shumë pyetje zotit Kurti. Ka shumë gabime të tij në këto vetëm pak ditë, që nga përplasja me SHBA” u shpreh anëtari i PDK-së, Migjen Kelmendi.

Lexo po ashtu:  VV-ja nuk e ka në plan t’ia kërkojë dorëheqjen Osmanit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *