PËRKUJDESJA GJITHSHQIPTARE –  INSTITUCION KULTUROR GJITHSHQIPTAR

Tiranë, më 02.04.2020

T  H  I  R  R  J  E

Të gjithë intelektualëvet shqiptarë që jetojnë brenda territorit të Shqipërisë (në Republikën e Shqipërisë, në Republikën e Kosovës, në Republikën e Maqedonisë Veriore, në Republikën e Greqisë, në Republikën e Sërbisë, në Republikën e Malit të Zi) dhe në krejt Diasporë Shqiptare.

Të nderuar intelektualë shqiptarë!

Në radhë të parë ju urojmë me gjithë shpirt ta kaloni me sa më pak dhimbje këtë kohë të vështirë të ngujimit, për shkak të kësaj sëmundjeje kaq të rrëzikshme! Urojmë që të mos keni fatkeqësi në familjet tuaja!

Ne si Kryesi e institucionit kulturor gjithkombëtar “Përkujdesja Gjithshqiptare”, e lexuam dhe besojmë që edhe ju e keni lexuar, Letrën e 37 Intelektualëvet të Botës, në mbështetje të qeverisë në detyrë të Albin Kurtit, dhe vendosëm që ta përkrahim atë Letër.

Nuk kemi as ç’t’i shtojmë, as ç’t’i heqim asgjë asaj letre. Mbetet vetëm t’i falenderojmë ata intelektualë të popujvet të tjerë dhe të bashkohemi me zërin e tyre edhe ne intelektualët shqiptarë. Prandaj, vetëm sa po e riprodhojmë dhe po ju ftojmë edhe ju, të nderuar intelektualë të kombit tonë, që, me emër e mbiemër, ta përkrahim atë Letër. Dhe po ju lutemi që, sigurisht me vullnetin tuaj të lirë, bashkë me pohimin se e përkrahni këtë nismë, të dërgoni në adresën tonë elektronike: gj.dabaj@yahoo.com, ose hamdi.hysuka1@gmail.com emrin tuaj, degën ku keni diplomuar, gradën shkencore (kush ka) dhe vendin ku jetoni e veproni si intelektual.

Lexo po ashtu:  Rama për krizën energjetike: Vështirësitë dhe gëzimet i ndajmë me Kosovën

Mbasi të mblidhet një numër i konsiderueshëm përkrahësish të asaj Letre tepër të vlefshme në ndihmë të Kombit tonë, ne si Kryesi e Përkujdesjes Gjithshqiptare, do ta publikojmë përkrahjen tonë në formën e një Rezolute.

Me bindjen që shumë intelektualë shqiptarë do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj thirrjeje, ju urojmë edhe njëherë ta kaloni pa dëme këtë karantinë të vështirë dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe për pjesëmarrjen tuaj në këtë punë, që besojmë se do të vlejë shumë!

 

PËR KRYESINË E “PËRKUJDESJES GJITHSHQIPTARE”

Hamdi Hysuka                                                 Gjokë Dabaj

sekretar, arkëtar                                                     kryetar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *