SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË
KRYESIA
Sindikata e Pavarur e RTK-së reagon ashpër kundër masave  ndëshkuese, që po ndërmerren këto ditë ndaj gazetarëve të RTK-së.
Nē vend se në këtë kohë, më të pazakonshmen që nga lufta e dytë botërore për njerëzimin, të mobilizohemi për t’i përkrahur kolegët tanë të cilët po e japin maksimumin në informimin e qytetarëve, drejtuesit e RTK-së, përkundrazi bëjnë veprime dekurajuese, të dëmshme për të punësuarit dhe për RTK-në në përgjithësi.
Fajtor pse RTK-në e kemi në këtë situatë, nuk janë të punësuarit e RTK-së por politikat e gabuara menaxheriale e editoriale tē cilat janë përgjegjësi e organeve drejtuese të RTK-së.
Si ka mundësi që shefi editorial, i cili eshtë inicues i këtyre masave, të na flasë për etikë e profesionalizëm, kur vet ai personalisht, duke e keqpërdorur hapësirën programore del publikisht fyen përfaqësuesit institucional.
Kryesia e Sindikatës kërkon që menjëherë të ndalet kjo fushatë ndaj të punësuarve të RTK-së, dhe fokusimi në planin afashkurtë të jetë në zvogëlimin deri në minimum të pasojave nga pandemia, ndërsa në planin afatgjatë, rikthimi i besueshmërisë te Publiku.
Në të kundërtën ne do të detyrohemi që megjithë situatën e rrezikshme për jetën dhe shëndetin tonë, ta shqyrtojmë seriozisht opcionin e grevës dhe të protestës.
Me respekt
Fadil B.Hoxha
Keyetar i SPRTK-së
Lexo po ashtu:  "Në folsh mirë për Shqipëtarët të krishterë, hidhërohen Shqipëtarët muhamedanë; në folsh mirë për muhamedanët, hidhërohen të krishterët; në folsh mirë për të krishterët e për muhamedanët qi janë Shqipëtarë të mirë, e liksh për të ligët, ahere do hidhërohen të gjithë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *