Në Kosovë ka ndodhur ndryshimi. Kthim prapa s’ka.

Arbërie Nagavci

Standarde të reja janë vendosur tashmë. Qytetarët janë vetëdijësuar dhe reagimi është i shpejt e shumë shpesh masiv, gjithnjë e më shumë aktivizëm politik e përfshirje.

Në LV! jemi të vetëdijshëm për pritshmëritë e qytetarëve ndaj nesh, kjo vetëm se na bën më të vëmendshëm e të kujdesshëm. Na bën të përgjegjshëm që nga ne pritet të jemi në nivelin më të lartë të detyrës, efikas, korrekt e profesionist. Sepse përkrahja është beteja që ne duhet ta fitojmë, beteja për të qenë në nivelin më të lartë të etikës, profesionalizmit, legjimitetit e vlerave morale.

Çdo kritikë që na vjen nga aktivistët, bashkëpunëtorët, përkrahësit, votuesit e secili qytetarë që sheh shpresën për ndryshim tek LV! është e mirëseardhur dhe besoj shumë që na ndihmon për të mos bërë gabime rrugës. Kjo tregon se qytetarët kanë besim tek ne. E ne kemi obligim më e pakta të japim maksimumin.

Ka dhe të tillë që qëllimshëm mundohen të baltosin LV! e të propagandojnë me qëllim që të njejtësojnë gjithçka e gjithkënd. E të tillët, s’do të kenë sukses. Nuk jemi të gjithë të njejtë.

Lexo po ashtu:  Deutsche Welle/ Shqipëri: Koha për të goditur të paprekshmit dhe të fortët

Kosova, fatkeqësisht është një nga vendet më të izoluara, korruptuar, vjedhura e keqpërdorurura. E kjo nuk ka ndodhur as rastësisht e as vetvetiu.

Andaj nevojitet reagim i shpejtë, auditim i brendshëm në ndërmarrje nga bordet e përkohshme, vlerësim i performancës, ndërprerje e kontratave të dëmshme, adresim i secilës shkelje. Kjo nuk u pëlqen të gjithëve, kjo ngjall shumë reagime e propagandë nga ata që do të dalin të zbuluar pasi tashmë u është hequr mundësia për të vazhduar keqpërdorimin.

Sa më e madhe përkrahja për LV! aq më e madhe dhe kritika në të gjitha format e saj. Atë konstruktiven do ta adresojmë përsëri bashkë, e dekonstruktiven e dekonspirojmë shpejtë.

Prandaj, me vëmendje e kujdes, me konstruktivitet e pa u sprapsur do të fitojmë betejat një nga një. Bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *