“Emancipimi i gruas do të jetë i mundur vetëm atëherë kur ajo mund të marrë pjesë në një shkallë të madhe të prodhimit masiv shoqërorë, dhe atëherë kur punët e shtëpisë për të s’do të nënkuptojnë asgjë tjetër veçse një sasi kohe e parëndësishme.”

“Zhvillimi i lirë i secilit është parakusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve.”

“Ajo që është e mirë për klasën sunduese, pretendohet se është e mirë për të gjithë shoqërinë, me të cilën klasa sunduese e identifikon veten.”

“Ekzekutivi i shtetit modern nuk është asgjë tjetër veçse një komitet për menaxhimin e marrdhënieve të përbashkëta të të gjithë borgjezisë.”

“Monogamia ishte forma e parë e familjës e cila nuk ishte formuar mbi kushte natyrale por mbi ato ekonomike; fitorja e pronës private mbi kolektivizmin primitiv natyral.”

“Në familje, ai është borgjezi, ndërsa gruaja e përfaqëson proletariatin.”

“Ndërhyrja e shtetit në marrdhëniet shoqërore, në një sferë apo tjetër, bëhet e panevojshme dhe pastaj vdes vetvetiu; qeveria e personave zëvendësohet nga administrimi i gjërave dhe udhëheqja e proceseve të prodhimit.”

Lexo po ashtu:  Shqyrtime mbi dizintegrimin e Federatës Ruse

“Pushteti politik, ashtu siç quhet, nuk është asgjë tjetër veçse pushtet i organizuar i një klase për ta shtypur klasën tjetër.”

“Prodhimi kapitalist, ishte i domosdoshëm për t’i zhvilluar forcat prodhuese të shoqërisë në një nivel të atillë ku do të ishte i mundur një zhvillimin i barabartë, i denjë për qeniet njerëzore dhe gjithë anëtarët e shoqërisë. Të gjitha format e mëhershme të shoqërisë kanë qenë shumë të varfëra për këtë gjë.”

“Prostitucioni shumë më tepër i demoralizon burrat se sa gratë. Prostitucioni nuk e degradon të gjithë gjininë femërore, por vetëm ato gratë e pafat të cilat bëhen viktima të tij, e madje as ato nuk i degradon në nivelin siç në përgjithësi supozohet. Mirëpo karakterin e botës së burrave, prostitucioni e degradon në tërësi.”

“Liria është njohja e domosdoshmërisë.”

– Friedrich Engels

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *