Nuk është e rrallë që secili prej nesh të jetë ndeshur me një ‘Jo’ që e ka bërë të ndihet keq lidhur më vazhdimësinë e karrierës së tij/saj. Megjithatë, nga refuzimet vetëm mund të mësosh. Këto janë 4 hapa që mund të ndiqni për të siguruar që ‘Jo’-në ta ktheni në leksion pozitiv për karrierën tuaj,

 

  1. Pyesni gjithmonë mbrapsht, pse u kanë thënë JO. Kështu do të kuptoni më mirë kërkesat e personit që keni përballë vetes, dhe ato kërkesa do t’iu ndihmojnë për të përshtatur më mirë ofertën tuaj.
  2. Merrni sa më shumë të dhëna mbrapsht, pasi kjo do t’iu ndihmojë që të përmirësoheni në të ardhmen. Duke kuptuar se cilat janë gjërat që shkuan gabim, mund të analizoni dhe lini vend zhvillimit tuaj.
  3. Çfarëdo që të ndodhë, mos harroni: Provojeni sërish! Nuk ka pse një refuzim të jetë fundi i karrierës suaj. Nëse keni mësuar nga ai refuzim, pa më të voglin dyshim, herën tjetër që do ta provoni do të jeni më të mirë dhe gjasat që të fitoni do të jenë më të mëdha. Është e rëndësishme që të mos demoralizoheni me refuzimet që do të përballni në karrierën tuaj.
  4. Edhe një gjë të fundit të rëndësishme: Azhornoni informacionet tuaja! Për të qenë më të mirët e një profesioni duhet të jeni gjithmonë të informuar lidhur me përmirësimet e fundit të profesionit. Ndaj duhet që pas refuzimit, të shikoni një pjesë të fajit edhe tek vetja, sepse përmirësimi është rruga drejt suksesit.
Lexo po ashtu:  Disa mënyra si mund të përdorni karantinën për të përmirësuar marrëdhëniet tuaja

D.B
Burimi: Business Insider

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *