Milani nuk ka hequr dorë nga transferimi i anëtarit të Dalian Yifang, Yanick Carracos.

Skuadra italiane e ka kërkuar anësori belg nga vera e kaluar, mirëpo që në afatin e janarit, ai u rikthye te Atletico Madridi në formë huazimi.

Coronavirusi që shpërtheu në kinë në fund të vitit të kaluar, detyroi lojtarin të kërkonte rikthimin te skuadra spanjolle.

Calciomercato tani raporton se Carrasco është duke e kërkuar kalimin ën San Siro, mirëpo skuadra kineze kërkon 40 milionë euro nga shitja e tij.

26-vjeçari pritet të bëhet transferimi i parë i Rossonerëve në verë, derisa këta të fundit po planifikojnë që të bëjnë edhe disa transferime të tjera.

Luciano Spallletti mund të merr drejtimin e skuadrës, ndërsa thuhet se ka kërkuar disa lojtarë të kalibrit të lartë.

Lexo po ashtu:  Video/ Tyson zbavitet në Wrestling para se ti kthehet boksit: çfarë sherri në ring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *