Sot është njoftuar marrja e masave të reja shtrënguese për të disiplinuar lëvizjen e qytetarëve. Nuk dihet se çfarë parashikojnë këto masa, por ato kryesisht përfshijnë gjoba apo humbje të lirisë. Këtë e ka paralajëmruar edhe kryeministri të shtunën. Problemi me këtë lloj apeli publik është shumëm serioz. Qeveria me një akt normative jo vetëm ka kufizuar disa liri tonat, por është shtyrë më tej, ka prekur garancitë për të Drejtat tona kushtetuese.

Aplikimi i një mase administrative apo penale është pazgjidhshmërisht i lidhur me të drejtën për t’u ankuar në gjykatë dhe për të patur një proces gjyqësor të drejtë. Mirëpo gjykatat nuk funksionojnë, ato janë karantinuar bashkë me të gjithë të tjerët duke hequr mundësinë e ankimit edhe pse regjistrimi i ankesave mund të bëhet.

Qeveria mund të jetë duke shantazhuar publikisht për të arritur synimet e veta, por edhe kjo politikë mund të jetë antikushtetuese sa kohë që rrëshket nga binarët kushtetues. Pak ditë më parë OBSH-ja bënte thirrje që masat e marra nuk duhet të vënë në diskutim të Drejtat e njeriut dhe qeveria jonë këtë po bën. Presidenti i Republikës po ashtu apeloi që masat e marra të respektojnë hierarkinë e normave në fuqi dhe të jenë proporcionale. Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë kreu i shtetit në shqyrtimin e Akteve Normative, por ne po i afrohemi pikës kufitare mes nevojës për kufizim lirish dhe abuzimit për arsye të ndryshme me të drejtat tona. Dhe kjo nuk ka sesi të lejohet.

Lexo po ashtu:  Vendet e mrekullueshme të trashëgimisë kulturore botërore, që mund të mos ekzistojnë pas 10 vjetësh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *