Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora dhe motra e saj, Elena, janë në mesin e personave që janë angazhuar si vullnetarë pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe.

Ato kanë ofruar ndihmën e tyre për personat në moshë dhe të tjerët në nevojë, në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit si dhe do të ndihmojnë në dërgimin e porosive, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i kryejnë vet këto shërbime elementare, transmeton KultPlus.

E ëma e këngëtares së famshme, Vera Ora, për revistën “Hello!” citohet të ketë thënë: “Ajo është shumë e vendosur që ta jap kontributin e saj. Rita dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar në parandalimin e kësaj sëmundjeje që po na vjen te dera, dhe po e sforcon Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të cenueshëm të komunitetit tone.”

Lexo po ashtu:  Ava Max zgjidhet imazhi i “Fiat”

Revista “Hello!” po ashtu ka bërë të ditur se, Vera Ora e cila me profesion është psikiatre, ka vendosur të rikthehet në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor për t’i ndihmuar pacientët me sëmundje mendore që të mos ekspozohen ndaj koronavirusit.

Edhe këngëtarja Ora, nuk ka hezituar ta lavdërojë nënë e saj për guximin që e ka shfaqur, me të vendosur të kthehet në vijën e parë të fronit dhe t’i shërbejë pacientëve të saj, në këtë kohë të pandemisë globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *