Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) po përballet me sfidën e saj më të madhe që nga themelimi për shkak të pandemisë së Covid-19.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Duke folur në një konferencë për media në Berlin, pas takimit të saj të “kabinetit të krizave”, Merkel kërkoi bashkëpunim edhe më të ngushtë midis vendeve anëtare të BE-së për të luftuar pasojat politike dhe ekonomike të koronavirusit, por shprehu jo-gadishmëri për të mbështetur propozimin e Spanjës dhe Italisë për borxhin e përbashkët.
“Kur ne u përballëm me kriza në të kaluarën, gjithmonë kam theksuar dhe vijoj të theksoj se Gjermania do të bëj vetëm të mirën në planin afatgjatë nëse Evropa e bën të mirën. Kjo kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se sot”, theksoi Merkel, duke hedhur poshtë kritikat se Gjermania nuk tregoi solidaritet me vendet e tjera anëtare të BE-së të prekura rëndë nga kriza e koronavirusit.

Ajo theksoi se përgjigja mund të jetë “vetëm një Evropë më shumë, një Evropë e fuqishme, një Evropë me funksionim të mirë, me të gjitha pjesët e saj, të gjitha vendet anëtare”.




