Historiani Arben Llalla gjatë një interviste për Fax News ka deklaruar se është kërcenuar nga disa himariotë pas denoncimit që bëri dje për ngritjen e kryqit grek në një kodër në atë zonë.

Llalla tha se kryqi është vendosur nga ekstremistë grekë dhe se është një ndërtimm pa leje. Po ashtu ai paralajmëroi se pas disa ditësh në atë vend do të grumbullohen 100 grekë ekstremistë.

Historiani po ashtu thkesoi se këtu është i gjithë faji i shtetit dhe qeverisë që nuk është në gjendje që te mbrojë dinjitetin shqiptar.

“Unë dua të sqaroj e kam pas informacionin që përfaqësues të lëgjionëve që kanë atë flamurin e zi që do të thotë “o i vdekur o jam ortodoks”, kishin për të bërë një aktivitet të tillë, por duke qenë se kufijtë u mbyllën, e morën disa himariotë që janë pakicë që paguhen nga organizata terroriste të Greqisë dhe vunë kryqin.

Ça është ky kryq 9 metra i lartë me flamur grek dhe me flamurët e ekstremizmit të ortodoksisë greke? Është një ndërtim pa leje, se çfarë do të bëjmë ne që të gjithë të marrin të vendosin kryqë. A ka dijeni Edi Rama për këtë?

Lexo po ashtu:  Kurti së bashku me Bislimin mbajnë konferencë për medie

Duhet të ishin dënuar ato që janë thirrur nga policia, pasi është ndërtim pa leje në rradhë të parë. Në majë të malit, me flamur të organizatave terroriste greke.

Po ju japim informacionin e fundit që për një javë do të mblidhen aty 100 veta dhe Edi Rama të çirret nëpër Facebook. Unë kam pasur mbi 15 telefonata kërcënime sot dhe dje nga himariotë me emra dhe me mbiemra e kujt tja bëj unë denoncimin qeverisë shqiptare. Edi Rama ka dy vite që më ndjek mua poshtë e lartë dhe më thotë që shpif. Po të kisha një gënjeshtër do të isha në gjyq sot. Ti vijë turp e ka kthyer në personale.

Çfarë lidhje ka OMONIA me atë kryq grek? Çështja është kthyer nga fetare në politike. Por këkrojnë të na fusin vllavrasje të feve dhe kanë zgjedhur kryqin ortodoks. Ka shumë kryqe të mëdha dhe në Korçë, por jo me flamurin grek. Pakica greke është e përkëdhelur në Shqipëri dhe kjo bëhet sepse ato nuk reagojnë.

Lexo po ashtu:  Do të vdesësh, kujto! Prijëtarëve. - Poezia e pavdekshme dhe aktuale e Esat Mekulit

Unë kam qenë në Greqi për 12 vite, dinjiteti ynë është shkelur nga vetë shteti jonë shqiptar. Faji është tek strukturat e shetit dhe tek politikanët në rradhë të parë.”- tha Llalla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *