Hamburgeri dhe pijet e gazuara shkojnë së bashku më shumë se çdo gjë tjetër! Ju ndoshta jeni të vetëdijshëm se pijet me sheqer nuk janë të mira për ju, por në këtë artikull nuk do të flasim për kaloritë shtesë.
Pijet e gazuara mund të ndikojnë në shëndetin e e zonës së barkut dhe ato bëjnë akoma më shumë dëme nqs bashkohen me ushqimin e gabuar. Kjo është ajo që ndodh me trupin tuaj një orqë pasi ju keni bërë këtë kombinim:
Ushqimi i mbushur me proteina nënkupton që jeni duke ngrënë ushqime që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve, gjë që është e mrekullueshme! Por në qoftë se ju e bashkoni atë me një pije me sheqer, ju mund të bëni më shumë dëm sesa dobi. Studiuesit bënë një eksperiment me 27 të rritur gjatë ngrënies së 4 vakteve:
Dy prej të cilave kishin 15% proteina dhe u shoqëruan, një me një pije të ëmbël dhe një tjetër me pije pa sheqer; dy të tjerët ishin 30 për qind proteina dhe u kombinuan me të njëjtat pije. Kombinimi me një pije me gaz dhe sheqer çoi në oksidimin më të ulët të yndyrës, proces ky që tret dhjamin dhe yndyrën në trup, sipas studimit në revistën BMC Nutrition.
Në thelb, pirja e një pije me sheqer në një vakt me kaq shumë proteina të rënda do të thotë që ju do të digjni më pak yndyrë, ndryshe nga këto ushqime që ju ndihmojnë të digjni dhjamin.
Në fakt, një pije me sheqer mund të thotë më shumë kalori edhe pasi gota juaj është e zbrazët.
/MekuliPress.com/
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress