Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Ekzaminuesi i njohur mjekësor përkatësisht mjeku i Mjekësisë Ligjore i Hamburgut, Klaus Püschel, e konsideron të ekzagjeruar frikën ndaj koronavirusit.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai dhe ekipi i tij bënë autopsinë e të vdekurve në Hamburg, dhe zbuluan se virusi ishte vetëm “goditja e fundit” në këto raste.

Siç shkruajnë mediat gjermane, ai ka thënë se deri më tani, asnjë person i vetëm me asnjë sëmundje të mëparshme nuk ka vdekur nga virusi në Hamburg.

“Të gjithë që ne kemi ekzaminuar deri më tani kanë pasur kancer, sëmundje kronike të mushkërive, ishin duhanpirës të rëndë ose shumë të trashë, kishin diabet, ose kishte një sëmundje kardiovaskulare”.

Pretendimet e mjekut gjerman vijnë në kohën kur Evropa assesi të gjejë qetësi nga pandemia e koronavirusit.

Zyrtarët e qeverisë gjermane, kanë konfirmuar se numri i personave të rinj të infektuar me COVID-19, gjatë 24 orëve ka shkuar në 3.834, kurse numri i përgjithshëm i të prekurve në mbi 100 mijë.

Lexo po ashtu:  Serbia kërkon 48 orë kohë për të dhënë qëndrimin - për apo kundër Rusisë

Të dhënat e Institutit Robert Koch që monitoron sëmundjet ngjitëse, tregojnë se numri i personave të vdekur në Gjermani nga 173 sa ishte disa ditë më herët, ka shkuar në 1.810, pwrjell “Telegrafi”.

Por, numri i të prekurve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit po konsiderohet më i lartë, në krahasim me një ditë më parë ku ishin 3.677.

Kujtojmë që vendet që janë prekur më së shumti nga pandemia e koronavirusit në Evropë janë Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Franca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *