Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Përdoruesit duhet të japin edhe informacione personale si kodi postare, mosha, gjinia, lartësia dhe pesha.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Autoritetet shëndetësore në Gjermani lançuan ditën e Marte një aplikacion për orët inteligjente në bashkëpunim me startupin Thryve për të monitoruar përhapjen e koronavirusit.

I quajtur The Corona-Datenspende aplikacioni grumbullon informacione jetike nga vullnetarë që përdorin orë inteligjente si pulsi, temperatura apo gjumi për të mësuar nëse kanë sëmundje gripale.

Rezultatet do të publikohen në një hartë online. Aplikacioni është i disponueshëm për shkarkim në Google Play Store dhe Apple App Store dhe mund të përdoret vullnetarisht.

Përdoruesit duhet të japin edhe informacione personale si kodi postare, mosha, gjinia, lartësia dhe pesha.

Informacionet e ndara prej tyre monitorohen vazhdimisht. Autoritetet shpresojnë se afro 100,000 njerëz do të përdorin aplikacionin. Për zhvillimin e aplikacionit u deshën 4 javë dhe kontribut dha startupi Thryve i themeluar në 2017-ën. /

Lexo po ashtu:  Snapchat do të lansoj platformën e lojërave muajin e ardhshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *