Mbërrijnë lajme të mira për gjendjen shëndetësore të Rustu Recber. Ashtu si bën të ditur Cnn turk, ish-portieri i Barcelonës ka dalë nga spitali, pas më shumë se një jave i shtruar në Stamboll, oasi ishte infektuar nga koronavirus. Pas momenteve të vështira në të cilat 46 vjecari turk, i shpallur portieri më i mirë në botë në 2003, u duk në gjendje kritike për jetën, në ditët e fundit mjekët kishin bërë të ditur një përmirësim të vazhdueshëm të tij.

Rustu, që ka luajtur për një sezon tek Barcelona (2003-2004) e në karrierë ka veshur fanellat e dy skuadrave të Stambollit, Besiktas e Fenerbahce, rezultoi pozitiv me Covid-19 në kthimin nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara. zgjedhja e tij për të mos u futur fillimisht në karantinë kishte krijuar polemika e kritika në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu:  Zbardhen emrat e Francës kundër kombëtares së shqiptarëve, “ylli” i Bayern në vend të Mbappe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *