Donald Trump ka një reputacion të njohur si gënjeshtar, me më shumë se 16,000 gënjeshtra në tre vjet në detyrë, sipas llogarive të mediave. Përballë epidemisë së koronavirusit, ai kaloi javë të tëra duke minimizuar rrezikun e epidemisë në vend që të përgatiste vendin e tij për tu përballur me të.

Dëmi i shkaktuar prej gënjeshtratve të tij për koronavirusin ka efekte të prekshme. Në disa raste, ato mund të kenë kontribuar drejtpërdrejt në vdekjen e qytetarëve.

Këtu janë dhjetë nga deklaratat më të dëmshme të Donald Trump të rendituara nga Huffington Post amerikan dhe që Lapsi.al i ka përkthyer.

1. “Të gjithë ata që janë për testim, po testohen”

“Shtetet e Bashkuara kanë bërë shumë më tepër “testime” se çdo vend tjetër deri tani! Për më tepër, në tetë ditë, ne bëmë më shumë teste sesa Koreja e Jugut në tetë javë”.

Donald Trump në mënyrë të vazhdueshme, dhe pa masë, ka mbivlerësuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të provuar njerëzit që shfaqin simptoma koronavirusi. “Të gjithë ata që duhet të testohen janë testuar,” tha ai më 6 mars.

Dy ditë më vonë, Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) kishte kryer vetëm 1.700 teste. Mungesa vazhdon edhe sot.

Pse kjo përbën problem?

Eshtë e pamundur të luftoni virusin nëse nuk jeni në gjendje të zbuloni njerzit e infektuar me të. pa pasur këto të dhëna ju nuk e dini se ku po përhapet dhe sa shpejt, dhe sipasoje sistemi shëndetësor nuk mund të mobilizoje burimet e pakta që ka, siç janë respiratorët dhe pajisjet mbrojtëse.

Të pretendosh se mungesa e kiteve të testimit nuk është problem i vë të gjithë në rrezik.

 

2. “Pas disa ditësh [numri i atyre që rezultojne pozitivë] do të jetë pothuajse zero”

Pasi mohoi kategorikisht një problem për të cilin ai pretendoi se do të zgjidhej “mrekullisht”, Trump gradualisht njohu rëndësinë e situatës, por vazhdoi të minimizonte kërcënimin e paraqitur nga koronavirus.

“Pesëmbëdhjetë njerëz janë [testuar pozitivisht]. Pas disa ditësh, ai numër përsëri do të jetë pothuajse zero, ”tha ai më 26 shkurt. “Ne vërtet bëmë një punë të mirë.”

Pse kjo përbën problem?

Të thoje të vërtetën për kërcënimin e një pandemie, presupozonte që të vendosje theksin në rëndësinë e masave të izolimit distancimit shoqëror dhe të kontrollit. Sjellja e papërgjegjshme e Trump solli neglizhencë për këto masa që ekspertët besojnë se janë thelbësorë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

3. “Ky është  reng i ri i tyre”
Në një miting në Karolinën e Jugut më 28 shkurt, Presidenti akuzoi demokratët se përdorin reagimin e tij të dobët ndaj koronavirusit (të cilin ai e quajti “punë të shkëlqyeshme”) për përfitime politike.

“Kjo është shaka e tyre e re,” tha ai. “Ne kemi 15 [njerëz të testuar pozitivisht për koronavirus] në këtë vend gjigant, dhe kjo sepse ne u kapëm shumë herët, shumë herët. Mund të kishim shumë më tepër. ”

Lexo po ashtu:  Serbia po tenton në takimet e mbyllura me BE, të shkëmbejë Kosovën ose pjesë të saj me sanksionet antiruse

Pse kjo përbën problem?

Në të njëjtën ditë Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) i kërkoi vendit të ndërmarrë “masa agresive” për të “parandaluar transmetimin masiv të virusit”. Presidenti mjegulloi mesazhin me një megafon shumë më të fuqishëm.

Trajtimi politik i çështjes nga Donald Trump ka të ngjarë ti ketë yshtur shumë prej mbështetësve të tij ta injorojnë virusin si një problem serioz të shëndetit publik dhe të refuzojnë të ndërmarrin hapa për të parandaluar përhapjen e tij.

4. Ai shtiret sikur e ka harruar largimin nga puna të specialistëve infektologë

Në vitin 2018, Donald Trump shkriu njësinë e kontrollit pandemik të Këshillit të Sigurimit të Shteteve të Bashkuara, por ai sot deklaron se nuk i kujtohet ky detaj.

I pyetur disa ditë më parë në lidhje me këtë vendim prej gazetarit të PBS, Yamiche Alcindor, ai tha se ai “nuk dinte asgjë”, kundërsulmoi se kjo ishte një “pyetje kurth”. Por ka edhe më keq: në korrik 2019, qeveria ndërpreu kontratën e një punonjësi të Shëndetit Publik të Sh.B.A me qendër në Pekin, roli i të cilit ishte të ndihmonte në zbulimin e shpërthimeve të epidemive në Kinë.

Pse kjo përbën problem?

Njësia e kontrollit pandemik sigurisht që do të kishte qenë shumë e dobishme në trajtimin e koronavirusit.

“Ky shërbim do të kishte qenë shumë i dobishëm,” tha Kongresmeni Dr Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive.

Zgjedhja e Donald Trump për të shkrirë këtë njësi, dhe më pas mohimi se ai kishte gisht në këtë akt tregojnë se jo vetëm ai nuk ishte i përgatitur për një pandemi, por e kishte nënvleftësuar rrezikun e saj me gjithë këmbënguljen e ekspertëve se ajo mund të ndodhte.

5. “Ishte krejtësisht e paparashikueshme”

Më 25 Mars, Donald Trump tha se pandemia është një problem krejtësisht i papritur për të cilin askush nuk ishte i përgatitur. Ai e bëri këtë lloj deklarate në shumë raste.

Pse kjo përbën problem?

Shumë specialistë e kishin parashikuar këtë situatë. “Problemi është se ai përdor këtë manipulim për të justifikuar, në një farë mase, paaftësinë e qeverisë, atë që kabineti i tij bëri (ose, përkundrazi, nuk e bëri) për t’u përgatitur për një situatë që ne e dinim se ishte në prag”, tha Dr. Irëin Redlener, drejtor i Qendrës Kombëtare për Uljen e Fatkeqësive, në një intervistë me MSNBC, të enjten.

“Presidenti nuk është përgjegjës për zhvillimin e virusit”, tha specialisti. Por reagimi i tij ndaj pandemisë dhe pohimi se ishte e pamundur të parashikohej kur virusi tashmë po shkatërronte Italinë, e çoi vendin në drejtim të gabuar për shkak të dezinformatave, jashtëzakonisht të dëmshme”. dans le but inciter les Américains à retourner travailler bien plus tôt que les spécialistes ne le jugent raisonnable.

Lexo po ashtu:  Umberto Eko/ Në labirintin e mistereve dhe legjendave

6. Krahasimi COVID-19 me gripin
“Vitin e kaluar, 37,000 amerikanë vdiqën nga gripi,” shkroi në tëitter Donald Trump të hënën. “Mesatarisht, ka midis 27,000 dhe 70,000 raste në vit. Asgjë nuk mbyllet, jeta dhe ekonomia vazhdojnë. Në këtë kohë, ka 546 raste të konfirmuara të koronavirusit, dhe 22 vdekje”.

Presidenti ka provuar në mënyrë të përsëritur të minimizojë ashpërsinë e COVID-19 dhe të devijojë kritikat duke krahasuar virusin me një sëmundje të njohur për të gjithë.

Pse kjo përbën problem?

Për të filluar, kjo është e gabuar. Sipas Dr. Fauci, COVID-19 “ka një shkallë vdekshmërie dhjetë herë më të lartë se ajo e gripit sezonal”. Akoma më keq, Donald Trump e përdor këtë argument të gabuar në një përpjekje për të detyruar amerikanët të kthehen në punë shumë më shpejt nga sa e sugjerojnë specialistët.

7. Ne jemi “shumë afër” gjetjes së një vaksine

Presidenti e mbivlerësoi shpejtësinë e e bërjes gati të vaksinës, duke i thënë audiencës se ajo mund të jetë e gatshme brenda “dy muajve”. Ai ka përsëritur se shkencëtarët janë “shumë afër” në konferencën e tij të parë për shtyp mbi këtë temë.

Pse kjo përbën problem?

Deklarata e tij e 2 Marsit u korrigjua menjëherë nga Dr Fauci: “Më lejoni të sqaroj disa informata […]”, tha ai, duke shtuar se një vaksinë mund të ishte gati “sa më shpejt të jetë e mundur por jo para në një vit, një vit e gjysmë, pavarësisht nga shpejtësia me të cilën ne punojmë ”. Specialisti pretendon se i’a ka thënë edhe presidentit këtë gjë para konferencës për shtyp.

Edhe një herë, Donald Trump injoroi faktet dhe parashtroi një pamje më optimiste, por të rreme të gjërave për të minimizuar peshën e situatës, e cila mund të ketë inkurajuar disa njerëz të adoptojnë sjellje që mund të përhapin sëmundjen. Në vend që të siguronte transparencën, presidenti mjegulloi mesazhin dhe shkaktoi konfuzion.

8. Shpallja e një ilaçi të paprovuar, si shërim për koronavirus
Në një takim informativ javën e kaluar, ai vazhdimisht vlerësoi meritat e një ilaçi antimalarik, klorokuin, duke thënë se ishte një trajtim i mundshëm për koronavirusin, madje duke shkuar deri aty sa për të sugjeruar që Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) duhet ta aprovojë atë si një ilaç për COVID-19.

“Rezultatet paraprake janë shumë inkurajuese. Shumë, shumë inkurajuese. Dhe ne do të jemi në gjendje ta përdorim këtë ilaç pothuajse menjëherë. Këtu FDA ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ata e miratuan të tërë procesin; u miratua. Dhe ata bënë. Kjo kërkonte muaj, por ilaçi do të jepet menjëherë me recetë, ose [sipas rregullave në fuqi] në secilin shtet”, trumbetoi ai.

Pse kjo përbën problem?

FDA lajmëroi menjëherë pas konferencës së presidentit se nuk e ka aprovuar përdorimin e klorokinës si një trajtim për COVID-19. Ekspertët tregojnë se ky ilaç mund të jetë fatal nëse keqpërdoret dhe se nuk ka asnjë provë shkencore të efektivitetit të tij kundër COVID-19.

Lexo po ashtu:  Pllaka Dardane e Shkupit. Çfarë fshihet? - Gjurmë Shqiptare

Pavarësisht kësaj, deklarata e Donald Trump nxiti etjen për këtë medikament në të gjithë botën, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, ku mjekët të paskrupullt filluan të lëshojnë receta për marrjen e tij në farmaci.

Në Arizona, një çift u shtrua në spital në gjendje kritike pasi dëgjoi Presidentin të ngrejë lart meritat e të ashtuquajturës kurë mrekullien. Ata pinë një pastrues të akuariumit që përmbante chloroquine, duke besuar se kjo do t’i parandalonte ata nga kontraktimi i sëmundjes.

9. “Ilaçi nuk duhet të jetë më i keq se sëmundja”

Donald Trump ka vijuar të përsërisë versione të ndryshme të kësaj fjalie gjatë gjithë javës, duke pretenduar se ndikimi i COVID-19 në ekonomi ishte më i keq se vetë sëmundja, dhe se pikërisht për këtë Amerikanët duhet të ndalojnë së aplikuari distancimin shoqëror dhe ti kthehen punës deri për Pashkë.

Pse kjo përbën problem?

dëmet ekonomike të lidhura me mbylljen e shumicës së kompanive për shkak të kufizimeve nga koronavirusi janë të pamohueshme. Por përfundimi i masave të distancimit social shumë herët vetëm do të zgjasë krizën, mund ta çojë në kolaps sistemin shëndetësor (duke rritur numrin e vdekjeve) dhe do ta bëjë koronavirusin më të vështirë për tu kontrolluar në planin afatgjatë, gjë që rrezikon shkaktojnë edhe më shumë dëme ekonomike.

10. “Unë nuk jam aspak përgjegjës”

Në një konferencë për shtyp në 13 Mars, Donald Trump shpalli një gjendje të jashtëzakonshme. I pyetur në lidhje me vonesat e përsëritura në prodhimin kiteve të testeve për koronavirusin, ai lau plotësisht duart nga kjo fiasko.
“Unë nuk jam aspak përgjegjës,” u tha ai gazetarëve.

Pse kjo përbën problem?

Megjithëse ai mburret se kishte pasur largpamësinë për të mbyllur [vendin] nga shkëmbimet me Kinën ”, ai nuk mori masa më të rrepta që mund të kishin ngadalësuar përhapjen e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara duke shpëtuar potencialisht mijëra jetë. U desh një kohë shumë e gjatë që qeveria të reagonte, pavarësisht paralajmërimeve të ekspertëve dhe agjencive të inteligjencës amerikane, të cilët e paralajmëruan atë, që në shkurt, se koronavirusi mund të përfaqësonte një rrezik global, sipas ëashington Post.

Vlerësimi i tij, tepër optimist, për parezikshmërinë e kësaj pandemie në Shtetet e Bashkuara, mund të jetë ndikuar nga deklaratat siguruese të presidentit kinez Xi Jinping, të cilin Trump shpesh e ka vlerësuar për menaxhimin e situatës në Kinë. Kur ky gabim në gjykim u duk sheshit, ai nga halli zgjodhi një argument racist dhe filloi ta quante koronavirusin “virus kinez”. Këtë javë, pas një revolte të qytetarëve amerikanë me prejardhje aziatike Presidenti njoftoi se ndalojë së përdoruri këtë shprehje.

Huff Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *