Tre këndet amerikane të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, kanë filluar prodhimin e maskave mbrojtëse, për qendrat lokale shëndetësore në Kosovë.

Në një komunikatë për media të Ambasadës amerikane, thuhet se këndi amerikan në Prizren është duke prodhuar 100 maska për fytyrë, duke përdorur printerin e tyre 3D dhe teknologjinë e lapsit 3D për t’i dhuruar ato në qendrat shëndetësore lokale në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë së Komunës.

“Falë mbështetjes nga profesori inxhinierik i Universitetit të Prishtinës Shaban Buza, ata prodhuan me sukses sasinë e parë të maskave praktike, të cilësisë së lartë. Që nga 8 prilli, ata kanë prodhuar 50 maska, duke i dhuruar ato në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Emergjencës, si në Prizren ashtu edhe klinikave private, dentistëve dhe teknikëve laboratorik”, thuhet në komunikatë.

Këndi Amerikan në Prishtinë sipas komunikatës ka huazoi printerin e tij 3D me pjesë përcjellëse për BONEVET-it në Prishtinë për të mbështetur prodhimin e maskave për fytyrë për punëtorët e shëndetësisë. Duke punuar me partnerët e tyre, vullnetarët dhe komunitetin, BONEVET ka rritur prodhimin e maskave për të mbuluar nevojat e spitaleve dhe qendrave mjekësore, policisë dhe shërbimeve të tjera publike në gjithë Kosovën.

Lexo po ashtu:  Pornhub nën akuzë penale për publikim videosh përdhunimi

Ambasada në Prishtinë ka falënderuar të gjithë partnerët e saj, stafin e tyre dhe të gjithë vullnetarët e Këndeve Amerikane dhe gjetiu, të cilët janë duke punuar shumë për të luftuar COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *