Poezi nga Esad Mekuli
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Zhytem krejt n’bukurít e larme që ka pranvera
Dhe me shpirt qafoj mbulojën e kaltërt t’pambarim
N’zemër m’shtohet flaka, në krye i kthjellmi mendim
I kthjelltë si qielli, i dashtun si e luleve era.
Unë s’njoha deri tash lojë ngjyrash as larmi-
Gufime që si lule të shpirtit mugullojnë…
Përqark âsht pranvera e n’zemër sytë e tu ndriçojnë
Për ta më lëbyret mendimi, tretun në vetmi.

..E tash zhytem n’tbukurit’ që pranvera na e ka prû
Dhe me shpirt qafoj mbulojën e kaltër t’pambarim
I kthjelltë si qielli, i dashtun si sytë e tu!




