Lëvizja Vetëvendosje garanton se do të çlirohet transmetuesi publik, RTK, teksa kanë folur për zgjedhjen e 7 anëtarëve në bordin e ri.

Deputeti i LVV’së, Valon Ramadani ka deklaruar se është në përgjegjësi të Kuvendit që të bëjë zgjedhjen e bordit të ri.

“Deri tani për shkak të interesave e koniukturave partiake kemi pasur e kemi borde që më shumë i shërbejnë interesave shumë të ngushta të eksponentëve të pushtetit të vjetër sesa publikut të gjerë.

RTK-ja duhet ta ndryshojë qasjen me publikun dhe mbi të gjitha me standardet profesionale të misionit që e ka gazetaria e informimi i drejtë në një shoqëri. Duhet të bëjë raportime të mirëfillta e i duhet një skanim i gjendjes reale. Auditim nga Zyra Kombëtare e Auditimit nuk ka pasur që nga viti 2015 në këtë institucion, e edhe raporti vjetor i punës ka vite që nuk u miratohet në Kuvend për shkak të mangësive të mëdha. Raportime të panumërta për keqpërdorim të buxheteve të kaluara (12 milionë euro në vit), kontrata fiktive, kontrata për qera veturash me çmime absurde, kontrata për punësime po ashtu fiktive për persona që as nuk paraqiten në pozicionin e punës apo për persona që nuk kanë asnjë lidhje me pozitën që e mbajnë, diskriminim dhe pengim të punës së profesionistëve të gazetarisë, produksionit, dhe stafit të teknologjisë së informacionit, mos investim dhe mos interesim për përforcimin e rrjetit transmetues të antenave në të gjithë territorin, mos pagesë e borxhit prej 500.000.00 euro për Rrjetin e Transmetimit Terestrial të Kosovës (KTTN), si dhe keqpërdorim të pajisjeve teknologjike dhe logjistike të RTK për kompanitë private të disave për menaxhmentit, etj etj.”, ka argumentuar ai.

Ramadani thotë se në RTK duhet të bëhen reforma të thella e se hapi i parë drejt reformës duhet të jetë bordi i ri, auditim i ri e hetime në këtë institucion publik.

Lexo po ashtu:  “Në mos gjefsh të holla që ta mbash gazetën, do të thonë se s’je i zoti; në gjefsh të holla je intrigant a i shitur"

“Ministria e Financave dhe Transfereve për aq sa ka kompetencë ka vendosur rregull (dhe po e aplikon, në kërkesën e ligjshme për dorëzimin çdo tre muaj nga menaxhmenti i RTK së raporteve të rregullta financiare.

Andaj, i bëj ftesë publike, çdo personi profesionisti e profesionisteje e njohësve të fushave të ndërlidhura me shkencat e komunikimit masiv, gazetarisë, jurisprudencës dhe veçanërisht auditimit, që në secilin konkurs të ardhshëm të RTK-së, që duhet të jetë transparent e i hapur (jo sekret e i kurdisur – siç ka qenë deri tash), të aplikojë dhe të ndjekë procedurat ligjore, qofshin nga Kosova e po ashtu nga MËRGATA që njëherë e mirë ky medium publik të drejtohet nga njerëz që do t’i shërbejnë të mirës së përgjithshme e edukimit të publikut.

Si deputetë të Kuvendit, si Nënkryetar i Komisioni parlamentar, ku jemi së bashku edhe me deputët Arbëreshë Kryeziu Hyseni e Agon Batusha si përfaqësues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ju garantojmë që do të sigurojmë transparencë maksimale për të gjithë procesin e përzgjedhjeve e konkurseve të reja në këtë medium publik.

Lexo po ashtu:  BRUKSELI / “Fushëbeteja” e lobeve - Si bëhet lobim në Bruksel? “Lobisti duhet të jetë si Makiaveli”

RTK-ja do të çlirohet”, ka shkruar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *