Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare
dhe agime t’kaltërta andrrova…
E nëpër kunor lakmish për ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë
të thellë dhe të ndritshm
dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi…-Sonte shushuritja e leht’e t’panjohtunit
më treti fare
dhe agimet e kaltërta andrrova…
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Esat Mekui (Sat Nokshiqi)




