Gjatë ndërprerjes së shërbimit përdoruesit nuk mund të dërgoni e-mail-e përmes Gmail. Problemet e Google shkaktuan ndërprerje edhe për përdoruesit s Snapchat.

Gmail ndaloi së funksionuari për mijëra përdorues ditën e Mërkure ndërsa njerëzit po punojnë nga shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Uebsajti i gjurmimit të problemeve me aksesin në shërbime të ndryshme online, Down Detector, mori mijëra raportime nga përdorues në SHBA, Britani, Itali, Francë dhe Spanjë të cilët nuk aksesonin dot platformën e e-mail-it.

Ndërprerja vjen pak kohë pasi Gmail dhe YouTube përjetuan probleme të tjera në muajin Mars. Kompania nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare por ishte përgjigjur ankesave të përdoruesve në Twitter duke thënë se ishte në dijeni të problemit dhe se ishte duke punuar për një zgjidhje.

Gjatë ndërprerjes së shërbimit përdoruesit nuk mund të dërgoni e-mail-e përmes Gmail. Problemet e Google shkaktuan ndërprerje edhe për përdoruesit s Snapchat.

Ofruesit e mëdhenj të shërbimeve cloud si Google Cloud, Amazon Web Services dhe Microsoft Azure përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të internetit që do të thotë se ndërprerja edhe më e vogël shkakton probleme edhe për shërbime të tjera.

Lexo po ashtu:  “Pleqnija”, - Filip Shiroka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *