Gjergj Fishta, kritika e tij, është më aktuale se kurrë, si në politikë e po ashtu edhe në gazetarinë shqiptare. Kanë kaluar më shumë se një shekull dhe vepra e Fishtës të duket se është shkruar që dje.

Kritika dhe vlerësimi i tij për gazetarinë shqipe, shkruar para 100 vjetësh, është e saktë, thuaja milimetrike dhe i përshtatet fort mirë gazetarëve dhe gazetareve shqiptare, të cilët gazetarinë dhe publikun e kanë zhvlerësuar dhe poshtëruar deri në pikën e fundit, vlerëson e pavarura MekuliPress.com

Ja një pjesëz nga Gomari Babatasit:

Nuk i kanë shkrimet zanat:
S’ janë për pendë, por janë për shat.
Jo, po, kshtu asht mor t’u ngjate jeta!

Për me shkrue zotni n’gazeta
Duhet shkruesi t’ jetë ma parë
Njeri i ndershëm e atdhetar,
T’ jetë fisnik, zemër-bujar,
Jo intrigant e ngatrrestar
Edhe kenë mos t’ket hafije
Mandej duhet që t’ ketë dije-
Dije t’hàpt n’ekonomi,
N’histori e në tregti,
N’politikë e në drejtsi;
Edhe t’dije shk’ asht shkolla e msimi
Shk’ asht lirija e qytetnimi,
T’ jetë shqiptar në shkrim e n’gojë,
Fjala n’pendë mos t’i ngurrojë:
Mbarë e mbarë puntë t’i kallzojë
Me t’ ngushtue me kndue përdhuni
Shka nder shtylla ai rresht vuni,
Tashti, pra nji sallahan,
Vagabond e shakllaban,
Njeri idiote e laraman,
Që mendon se për taman
Te tane bote rri n’ “sahan”,
Çka mund t’ shkruej, po t’pyes unë ty
Ky qi as byk nuk ka në kry,
Jo ma tru?…

Lexo po ashtu:  Njohja e rremë e Kosovës nga Xhamajka, a do të shkarkohet ambasadorja Çitaku?

Nga Gjergj Fishta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *