Një minutë heshtje do të mbahet çdo ditë në orën 09.00 të mëngjesit për të nderuar kujtimin e viktimave të luftës në Ukrainë. Ky “ritual” u vendos në letër edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, që sipas Ukrinform ka firmosur sot një dekret.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Për të nderuar kujtimin, guximin qytetar dhe përkushtimin, forcën e shpirtit, qëndrueshmërinë dhe veprat heroike të ushtarëve të vrarë në misione luftarake për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, civilëve të vrarë në agresionin e armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës”, thuhet në dekret.




