Inter, Barcellona, Lautaro e Messi: një intrigë e vërtetë merkato. Nga “siguritë” blaugrana mbi të ardhmen katalanase të sulmuesit zikaltër tek zërat mbi një kalim “përrallor” të Messi në Milano, hapi është i shkurtër. Mjaftoi një intervistë e ish-presidentit interist Massimo Moratti e, si rrjedhojë, mbërritën deklaratat nga Argjentina që e ndezën edhe më shumë cështjen. E në këtë pikë, për të qetësuar shënjestrat barceloniste ka menduar menaxheri i Lautaros, Beto Yaque, që i intervistuar nga Mundo Deportivo ishte shumë i qartë në fjalët e thëna: “Lautaro po e jeton këtë situatë (interesin e Barcellona por jo vetëm) si të mos ishte asgjë, sepse është i përqendruar ekskluzivisht tek klubi i tij, me kënaqësinë më të madhe, sepse po i bën gjërat shumë mirë”.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.I njëjti diskutim për komplimentat e Messi: “Mendoj se është treguar shumë i sjellshëm dhe ka thënë fjalë entuziazmuese për Lautaron, por ai tani mendon vetëm për klubin ku ndodhet. Lautaro ka 5 vjet kontratë me Inter e lajmet që dalin janë ekskluzivisht të shtypit“.




