Poezi nga Gabriel García Márquez

Nëse një ditë do të kesh dëshirë të qash, telefonomë:
Nuk premtoj të të bëj të qeshësh por mund
të qaj me ty.

Nëse një ditë do t’ia dalësh të ikësh,
mos hezito të më telefononosh:

Unë nuk premtoj të të kërkoj të qëndrosh,
por unë mund të vi me ty…

Nëse një ditë nuk do të flasësh me askënd:
më telefono: do të heshtim…

Por nëse një ditë ti më telefonon
dhe unë s’të përgjigjem,
eja duke vrapuar tek unë:
sepse sigurisht do të kem nevojë për ty !.

Përktheu: Faslli Haliti

Lexo po ashtu:  Piri, Epiri, Gjergj Kastrioti prijësi i Albanias dhe Epirit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *