Nuk dihet saktësisht se çfarë njoftimesh do të bllokohen me modalitetin e ri por kompania thotë se disa njoftime rreth privatësisë duhet të dërgohen.

Ditën Enjte Facebook prezantoi një opsion të ri për aplikacionin mobil të quajtur “Quiet Mode” i cili do të ndalojë çdo njoftim nga aplikacioni. Në momentin që e hapni aplikacionin do të lajmëroheni se “Quiet Mode” është aktive.

Nuk dihet saktësisht se çfarë njoftimesh do të bllokohen me modalitetin e ri por kompania thotë se disa njoftime rreth privatësisë duhet të dërgohen.

Opsioni “Quiet Mode” gjendet në panelin “Your Time on Facebook”. Rrjeti social thotë se opsioni i ri është pjesë e një përditësimi madhor që do të vijë në javët në vijim tek “Your Time on Facebook.”

Gjithsesi “Quiet Mode” tashmë është i disponueshëm në iOS ndërsa në Android do të vijë në muajin Maj. Funksionon manualisht por edhe mund të aktivizohet automatikisht me orare. Do të ndalojë çdo njoftim nga brenda aplikacionit.

Lexo po ashtu:  Apple Watch shpëton jetën e një 92-vjeçari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *