- DISKRECIONI
Kur filloni një marrëdhënie mos e ekspozoni në sy të botës dhe mos kërkoni miratimin e miqve dhe të afërmve. Rreziku është të “ndotni” perceptimet dhe sjelljen tuaj me mendimet dhe pritjet e të tjerëve, ose me nevojën tuaj për t’u demonstruar diçka të tjerëve. I njëjti kujdes duhet të tregohet në kohë krize: mos e shkelni privatësinë duke ua ekspozuar problemet tuaja shumë njerëzve, përndryshe misteri që ju lidh nuk do të keni mundësi të veprojë si “ilaç” për të zgjidhur krizën.
- JINI TE PAPARASHIKUESHEM
Ju keni zgjedhur rrugën e misterit, ajo që ju bashkon është e pathyeshme dhe e çmuar; por më pas vijnë fëmijët, rutina dhe gjithçka është në rrezik të dështojë. Eshtë një rrezik i lartë. Çifti duhet të gjejë gjithmonë kohë për të rinovuar “shenjtërinë” e tyre: momente vetëm për ju të dy, daljet, ekspozitat, interesat që nuk duhet të lihen në sirtar për shumë kohë. Ezaurimi në një funksion të vetëm – atë të nënës apo babait – përfundon duke dëmtuar çiftin. Vazhdoni të jeni të paktën pak të paparashikueshëm dhe lidhja juaj do të përfitojë.
- JO SAKRIFICAVE
Para një partneri, i cili, me mënyrën e tij të të qenurit, ju bën të vuani gjatë gjithë kohës, nuk ka asnjë mister që mban: jini të arsyeshëm dhe shkëputuni. Në çdo rast nuk është me sakrificën tuaj që gjërat të ndryshojnë: shpesh ata që na bëjnë të vuajmë janë më të përshtatshëm për një partner të nënshtruar dhe të durueshëm. Rreziku është të shkaktohet një situatë e “viktimës dhe ekzekutuesit” në të cilën të dy psikologjikisht marrin diçka, me një çmim shumë të lartë, veçanërisht për shëndetin e viktimës.