Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, kanë mbajtur dje tri takime të ndara me ambasadorë të korit diplomatik në Republikën e Kosovës.

Kurti u takua me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadoren e Francës, Marie-Chrisitine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe përfaqësuesen e posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Më pas, në një takim të përbashkët pritën ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger, shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais, ambasadoren e Finlandës, Pia Stjernvall, ambasadoren e Hola ndës, Garrie Willems, ambasadorin e Norvegjisë, Jens Erik Grondah dhe ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Në fund, kryeministri në detyrë, Kurti dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Bislimi pritën edhe ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev, ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisiq, ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bilek dhe ambasadorin e Turqisë, Çagrı Sakar.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këto tre takime, kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Lexo po ashtu:  Erdogan drejt Serbisë, Beogradi: Lëvizje vetëm me karta identiteti drejt Turqisë

“Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë. Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri në detyrë, Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *